Gjyqësori dhe prokuroritë, në pozitë të rëndë/ Juristi tregon se si mund të dilet nga kriza në drejtësi

Politika

Gjyqësori dhe prokuroritë, në pozitë të rëndë/ Juristi tregon se si mund të dilet nga kriza në drejtësi

Nga: A.SH Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Juristi Muhamet Kelmendi ka komentuar situatën e drejtësisë në Kosovë.

Ai ka thënë se, dija e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë nuk krijon kualifikimin e duhur dhe në nivel që e kërkon detyra.

Kjo sipas tij, që kuadri mësimor është i papërgatitur për të krijuar jurist të aftë dhe profesional.

“Dija e arritur për gjyqtarë dhe për prokurorë në Kosovë është çështjen që nuk krijon kualifikimin e duhur dhe në nivel që e kërkon detyra. Nëpër fakultetet juridike në Kosovë, qoftë publike, qoftë private, nuk ka nxënje të mësimit adekuate. Nuk punohet sa duhet dhe kuadri mësimor është i papërgatitur për të krijuar jurist të aftë dhe profesional. Kualifikimet me tituj doktor të shkencave të arritur në decenien e fundit në Shqipëri, në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë etj., është aq i papërgatitur, saqë doktorët e tillë nuk janë në lartësinë e kualifikimit që kanë marrë. Në fakultete ka shumë studentë. Mësimet janë klasike dhe pa një punë sistematike teorike dhe praktike. Literatura është jo adekuate. Mësimi bëhet në formë ligjërimi që nuk nxënë dije. Nëpër provime krijohet gjendja e te kopjuarit me teste që janë të njejta provim pas provimit, deri në diplomim. Nuk kemi as edhe një diplomë të fakultetit në këtë fakultet. Këta jurist me ndonjë praktikë që marrin futen në provime të jurispodencës. Kalojnë dhe kështu me disa mësime plotësuese, përsëri nga kuadri i papërgatitur, konkurrojnë dhe bëhen gjyqtarë dhe prokurorë”, shpjegon jursiti.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Tutje ai ka treguar edhe si bëhet zgjedhja e kandidatëve.

“Zgjedhja e kandidatëve për praktikë dhe shkollim bëhen pas fakultetit nga gjykatat a prokuroritë, sipas konkurseve të praktitura nga komisiomi i veçantë. Zakonisht pranohen në praktikë dyfishi i kuadrit të nevojshëm, sepse gjatë punës praktike ku bëhet përzgjedhja dhe shkollimi diskualifikohen kandidatët apo ata ikin vetvetiu. E nëse kjo nuk shkon kalon kandidati nga një gjykatë a prokurori në tjetrën. Kjo formë e shkollimit krijon kualitet. E ndalon mundësinë e luajtjes me konkurs, duke futur shabllonizimin në provim, si dhe krijon bazament që mos të kemi keqpërdorime me shabllonizim të provimit përzgjedhës”, është shprehur ai.

Në fund në Kosovë po bëhen keqpërdorime dhe për këtë po kemi jo kualitet në gjykata dhe në prokurori.

“Në formën e tashme krijohen grupe të shumta informale. Kjo shihet edhe aktualisht. E keqja është se për të treguar gjoja kualitet nga 200 a 300 konkurrent lëshohen 4,5 a 6 veta. E tërë kjo për të treguar se po punohet për kualitet. E mu kjo tregon keqpërdorimet që bëhen. Forma e tillë në Kosovë po vazhdon. Me këtë përsëri kemi jo kualitet në gjykata dhe në prokurori. Përsëri do të kemi informalitet dhe keqpërdorime. E gjithë kjo tregon se Kosovës, pavarësisht nga kuadri i ri, i duhet vetting-u. Është shumë keq gjyqësori dhe prokuroritë gjenden në pozitë të rëndë. Këtej nuk ka rëndësi mosha, po kualifikimi dhe profesionalizmi i kuadrit që pranohet. Forma e tashme nuk premton kualitet”, përfundon juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat