2022-ta vit i rritjes ekonomike/ Mehmeti ka një sugjërim për Qeverinë Kurti: Nëse nuk ndodhë kjo gjë..

Politika

2022-ta vit i rritjes ekonomike/ Mehmeti ka një sugjërim për Qeverinë Kurti: Nëse nuk ndodhë kjo gjë..

Nga: A.Z Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:54
Qeveria Kurti

Analisti Faton Mehmeti vlerëson se gjatë vitit 2022 në Kosovë do të ketë rritje ekonomike për shkak të rritjes së konsumit dhe luftimit të informalitetit. 

Megjithatë, ai theksoi tutje se nëse me rritjen ekonomike nuk do të ketë rritje të pagave, atëherë pakënaqësia do të shtohet dhe të ketë edhe greva. 

“Natyrisht se ka rritje ekonomike për dy arsye kresore: Rritja e konsumit që nënkupton edhe rritje të fuqisë blerëse, krejt kjo si pasojë e pandemisë, dhe në anën tjetër luftimi informalitetit. Kështu që, rritja ekonomike është faktike, mirëpo kjo nuk nënkupton se qytetarët janë më të pasur. Me rritjen e çmimeve, bien edhe rezervat e qytetarëve, çka nënkupton më pak para të gatshme. Pa rritjen e pagave, vështirë do të jetë që shoqëria të mund t'i mbijetojë rritjes së çmimeve, derisa pagat janë të njëjta. Nëse rritja ekonomike nuk shoqërohet me rritje të pagave, frustrimi do të shtohet, me këtë rast edhe pakënaqësia do të shtohet me mundësi që qeveria të përballët me greva”, tha ai. 

Image
Faton Mehmeti

Më tej, ai është shprehur se edhe pse Qeveria ka shumë punë për këtë, kjo nuk do të thotë që mos të jetë në harmoni me kërkesat e kohës. 

Mehmeti ka propozuar që krahas rritjes ekonomike, Qeveria të rris edhe pagat. 

“Natyrisht, se qeveria aktuale ka shumë punë për të vën në binare sistemin ekonomik, të përdhunuar që nga paslufta nga partitë që ishin në pushtet, gjithsesi kjo nuk e mënjaon nga përgjegjësia për të qenë në harmoni me kërkesat e kohës. Qeveria, nuk po vjedh, kjo po vërehet, meqenëse kursimi i parasë gjithashtu i ndihmon shtetit që të ketë më shumë mundësi për të sanuar dëmet e covid, që ka lënë shumë pasoja edhe për shtetet me të zhvilluara se Kosova. Po them prapë, qeveria krahas rritjes ekonomike duhet të bëjë edhe rritje të pagave”, ka shtuar Mehmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat