“Fatkeqësitë e shkatërrimit të kombit”/ Politologu tregon arsyet tmerruese pse politika lejoi largimin e të rinjve nga Kosova

Politika

“Fatkeqësitë e shkatërrimit të kombit”/ Politologu tregon arsyet tmerruese pse politika lejoi largimin e të rinjve nga Kosova

Nga: N. Sh. Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:31
Ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka alarmuar kur tregoi se 56 mijë e 639 qytetarë kanë aplikuar për terminë për vizë pune në këtë shtet.

Shto këtu edhe numrin e madh të qytetarëve që po presin për marrjen e vizës dhe atyre që po aplikojnë akoma për viza pune në vendet tjera evropiane është tmerrues për Kosovën.

Politologu, Gurakuç Kuçi, tregon arsyet që rinia po e lëshojnë Kosovën.

Ai largimin e të rinjve nga Kosova e quan shkatërrim të kombit që është bërë nga politika.

Sipas tij, asnjëherë nuk është brengosur askush nga politika për ikjen e qytetarëve nga Kosova, pasi që, i cilëson si kundërshtarë të uzurpokratëe, të cilët nuk ishin njerëz që nuk ishin të lidhur me partitë politike.

“Mungesa e alternativave, krimi dhe korrupsioni, mungesa e funksionimit të organeve të shtetit si gjyqësia dhe administrata. Këto janë akumuluar që nga pas lufta dhe ikjet në numra të mëdhenj janë që pothuajse një dekadë dhe asnjëherë askush nuk është brengosur për këto ikje, madje i kanë stimuluar sepse çdo ikje e njerëzve nga Kosova e ka zvogëluar numrin e njerëzve kundërshtar të uzurpokratëve, sepse kanë ikur kryesisht njerëzit të cilët nuk kanë qenë të lidhur me partitë të cilat u kanë ofruar benifite apo i kanë linçuar. Këto gjëra madje nuk janë publikuar as për media, sepse plotë media janë financuar nga institucione të ndryshme, ndërmarrje publike apo biznese të lidhura me politikën dhe nuk kanë bërë lajme të cilat kanë treguar fatkeqësitë e shkatërrimit të kombit”, thotë Kuçi për gazetën “Bota sot”.

Image
Gurakuç Kuçi

Sipas tij, edhe pse ka ndryshime në qeveri, kemi kryeministër e ministra të tjerë ata nuk përbëjnë ndryshimin e mjaftueshëm sepse ajo çka është bërë në Kosovë për dy dekada, është bërë krim me ligj, pra krimi është bërë nga shteti dhe me shtetin.

“Nuk ka askund përsëri punësim pa korrupsion, nuk ka përsëri askund respektim të të drejtave të punëtorëve, respektim të ligjeve, drejtësi dhe funksionim dhe ky akumulim i krimit ka bërë që të humbet shpresa dhe alternativa e vetme të mbetet ikja nga Kosova. Ngritja e zërit, kërkimi i drejtësisë nëpërmjet organeve institucionale e gjyqësore dhe gjithçka në Kosovë është e kotë, asgjë nuk vlerësohet por gjithçka korruptohet, gjithçka është në pazar, Kosova vlon nga njerëzit e paditur në pozita institucionale, në arsimin e lartë, në atë parauniversitar dhe kudo. Sot nuk ke arsye në Kosovë që të shkollohesh se pasi ta kryesh avancimin do punësohesh apo do të mund të vetëpunësohesh. Atëherë cila është arsyeja që njerëzit duhet të jetojnë në Kosovë”, thotë ai.

Kuçi thekson se, sot ata që po e ngritin zërin për ikjen e masës janë fajtorët kryesore, ata vetë që kanë bërë punësime e korrupsione dhe skandale të përditshme nëpërmjet ligjit.

“Të njëjtit janë aq të fuqishëm sa mund të minojnë çdo lloj ndryshimi në Kosovë dhe të propagandojnë për çdo gjë në favor të tyre dhe prapë gjejnë mbështetës tek masa të cilën e kanë lënë të pashkolluar apo keq-shkolluar qëllimshëm që ta ruajnë pushtetin e tyre. Kosova e ka humbur mundësinë ta fitoj liberalizimin e vizave atëherë kur kriter ishte luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe çështjet gjeopolitike nuk ishin në nivel të tensioneve të tanishme, por askush nuk ishte i gatshëm ta luftonte vetveten dhe sot kjo tingëllon në veshin e popullit si një vend pa alternativë sepse nuk kemi asgjë e cila të jep shpresë. Punësimi mungon, investimet e huaja mungojnë, respektimi i ligjit mungon, mirëqenia mungon dhe nuk është fajtorë kjo qeveri për këtë çështje sepse këto nuk janë probleme që kanë ndodhë për një vit, por të akumuluara që tani po shpërfaqen, apo po harrojmë edhe ikjen e madhe që ka ndodhur në qeverisjen Mustafa”, shton ai.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka mbetur vend më për të rinjtë, për drejtësinë dhe për ndërtimin e jetës, qeverisja e tanishme përkundër që nuk është fajtorë për këto ngjarje, ajo megjithatë nuk po vepron në mënyrë të duhur, pushteti i saj është mjaftueshëm i madh sa të filloj një proces reformash dhe të dëgjoj zërin e qytetarëve edhe kur ata i ankohen me një e-mail apo protestë.

“Çdo ankesë është mundësi për luftimin e korrupsionit dhe çdo ankesë e zgjidhur me drejtësi iu jep qytetarëve shpresë, por përderisa ato nuk merren parasysh ky është stimulim për ikje”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat