Masakra e Reçakut, dëshmi e shtetit kriminal serb kundër shqiptarëve

Politika

Masakra e Reçakut, dëshmi e shtetit kriminal serb kundër shqiptarëve

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 15 janar 2022 Në ora: 08:29
Memorali në Reçak kushtuar viktimave të masakrës së kryer në këtë fshat të Shtimes më 1999.

Sot (e shtune 15 janar) mbushen 23 vjet nga masakra e Reçakut, një nga ngjarjet më të tmerrshme që Serbia në krye me kriminelin Sllobodan Millosheviç ia shkaktuan Kosovës, popullit shqiptarë të pafajshëm. 

Ishte mëngjesi i hershëm i datës 15 janar të vitit 1999, kur fshati Reçak i komunës së Shtimes u zgjua nën rrethim nga forcat e policisë speciale dhe të ushtrisë serbe, të shoqëruar me mjete të shumta ushtarake. 

Nga atëherë do të fillonte përjetimi i tmerrit nga banorët e fshatit, të cilët do të arrestoheshin dhe në kolonë do të dërgoheshin tek vendi i quajtur “Kodra e Bebushit”, për t`u ekzekutuar dhe vrarë në mënyrën më barbare.

Kështu, forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.

Reagimi i ambasadorit Walker

Të nesërmen më 16 janar, Reçaku do të vizitohej nga shefi i atëhershëm i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Ëallker. 

Me të parë nga afër tmerrin që kishte ndodhur, ambasadori Walker ishte tronditur. Tmerri, të cilin e përjetoi e shtyu ta quante masakër dhe krim kundër njerëzimit. 

"Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit", kishte deklaruar ai. Kjo deklaratë do t`ia hapte sytë botës për gjenocidin serb në Kosovë. 

Por, pavarësisht kësaj, serbët që kryen masakrën e Reçakut ende nuk e kanë marr dënimin e merituar.

Madje, udhëheqësit e Serbisë marrin guximin e me pafytyrësi e mohojnë ngjarjen e tmerrshme që shteti i tyre ua shkaktoi shqiptarëve të Kosovës.

Deri më tash është bërë shumë pak për denoncimin e krimeve të luftës nga ana e institucioneve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat