“Treguam se jemi shtet, Serbia apo të tjerët nuk munden të shkelin mbi Kushtetutën e Kosovës”

Politika

“Treguam se jemi shtet, Serbia apo të tjerët nuk munden të shkelin mbi Kushtetutën e Kosovës”

Nga: A.SH Më: 15 janar 2022 Në ora: 22:47
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Sot Kuvendi i Kosovës, ka votuar kundër mbajtes së referendimit të Serbisë në Kosovë.

Serbia u tërhoq nga mbajtja e tij në Kosovë, duke iu mundësuar që votuesit serbë nga Kosova të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë, shkruajnë mediat serbe.

Lidhur me këtë jusristi, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, me këtë vendim Kosova tregoi se është shtet sovran dhe që Serbia nuk mund të shkelë mbi Kushtetutën e vendit tonë.

“Ky është një veprim shumë i qëlluar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili përkrahu qeverinë duke ju treguar të gjithëve se ne jemi shtet dhe nuk mundet Serbia apo të tjerët që shkelin mbi Kushtetuten e republikës së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ka të ndalur referendumin, ku ata që e hartuan e kanë paraparë se një ditë qytetarët mund të kërkojnë që për çështje madhore të vendosin në referendum, e që mund të dëmtohen pakicat apo minoritetet, e tash BE-ja apo vendet e QUIN-tit kërkojnë me ngulm që Kosova t'i lejojë referendumin e Serbisë në Kosovë është një gabim i pafalshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova i tregoi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare se tani këndohet tjetër këngë dhe se Serbia duhet t’i ndalë ndalin kërkesat banale të Serbisë, sepse edhe ajo duhet t'i kuptojë kufitë e saj.

“Ky veprim i tregojë Serbisë se tani po këndohet tjetër këngë, po ashtu edhe Bashkësisë Ndërkombëtare se jemi sovran dhe t'i ndalin kërkesat banale të Serbisë, sepse edhe ajo duhet t'i kuptojë kufitë e saj, e jo të përzihet në punët e shtetit tjetër. Serbia u pajtua menjëherë me qeverinë e Kosovës sepse i luti serbët që të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse, dhe jo të këmbëngul veq në Kosovë!”, përfundon juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat