BE e ‘tmerruar’ nga Serbia e Vuçiqit/ Nuk i merr seriozisht kërcënimet ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor!

Politika

BE e ‘tmerruar’ nga Serbia e Vuçiqit/ Nuk i merr seriozisht kërcënimet ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 16 janar 2022 Në ora: 22:02
Aleksandër Vuçiq

Shteti serb në vazhdimësi kërcënon dhe bën deklarata, të cilat cenojnë sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Së fundi, kërcënimet më të shpeshta bëhen në Bosnje e Hercegovinë, ku politikani serb Dodik vazhdon të insistojë në shpërbërjen e Bosnjës.

Krahas kësaj, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, gjatë një konference për media deklaroi se BE-ja po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

E gjithë konferenca u karakterizua me tepri diplomatike krahas Dodikut, të cilin SHBA-ja tashmë e ka sanksionuar duke e targetuar hapur si faktor të destabilizimit të Bosnjës.

Për këtë gjë, analisti zviceran Toby Vogel, ka kritikuar vazhdimisht qasjen e butë të BE-së karshi situatës së tensionuar në Bosnjë dhe karshi Serbisë, e cila e mbështet hapur Dodikun në synimet e tij për shpërbërjen e Bosnjës.

Vogel shtroi pyetjen se pse BE-ja është kaq “e tmerruar” nga Vuçiqi, sa që as nuk e përmendin emrin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat