Këto janë 5 veprimet që dëshmojnë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Politika

Këto janë 5 veprimet që dëshmojnë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Nga: A.SH Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:31
Ilustrim

Serbia dihet se ka bërë krime kundër njerëzimit në Kosovë, derisa sot mundohet ta ndryshojë të vërtetën, duke bërë rolin e viktimës.

Më parë është diskutuar për një padi ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë, mirëpo ende nuk është konkretizuar asgjë në këtë drejtim.

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se të gjitha faktet flasin që Serbia ka kryer gjenocid ndaj Kosovës, politika e tyre u mbështet në planin serb për të zhdukur shqiptarët nga Kosova.

“Faktet flasin se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë ndaj shqiptarëve. Këtë e di populli. Vetëm ne dhjetë vitet e fundit ka mjaft fakte. Politika gjenocidiane u mbështet në planin serb për të zhdukur shqiptarët nga Kosova, në mitologjinë serbe, nga "Kosova serbe". Ky plan është zbatuar në mënyrë intensive nga të gjitha forcat serbe. Pas vitit 1989 u fut në zbatim ideologjia e serbizimit të Kosovës me mjete të dhunës dhe filluan masat gjenocidiane të zbatohen. Shteti serb i futi në zbatim masat më të egra. Filluan me vra e me maltretuar vendasit shqiptarë. Me mijëra shqiptarë u arrestuan, u masakruan dhe u përdhunuan mijëra e mijëra shqiptarë. Vetëm në vitet 1998-1999 u masakruan rreth 15 mijë shqiptarë. Mbi 1500 fëmijë u mbyten. Rreth 20 mije femëra shqiptare u përdhunuan. U dogjën dhe u plaçkitën rreth 150 shtëpi. U rrënua Gjakova, Peja, Deçani, Rahoveci, Klina, Skenderaj, Drenasi dhe shumë vende e lokacione. Mbi 1 milionë shqiptarë i dëbuan jashtë Kosovës. Këto masa fashiste e gjenodiciane nuk kryhen nga grupet e vogla dhe jashtë planit serb. Kemi këtu një makineri shtetërore që u fut në zbatim për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët vendas”, thotë ai.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Sipas tij, e me këtë politika të egër dhe agresive nuk e pranuan faktori ndërkombëtar.

“Këtë politikë gjenocidiane nuk e akceptoje faktori ndërkombëtar. Lidhur me këtë dhe për të qartësuar gjenocidin ka shumë faktor. Kryesisht, çështja e përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë, këndej edhe ato gjenocidiale, rrjedhin nga dy faktor kryesor: Së pari, nga faktori ndërkombëtar, sepse nuk e vuri shtetin serb nën protektorat, në mënyrë që të ketë përgjegjësi penale dhe shteti të përgjigjet dhe, Së dyti, nga vetë Kosova, e cila në mënyrë jo konstruktive iu qasë problemit”, thekson juristi.

Kelmendi thotë se, Kosova ia pranoi në mënyrë të heshtur vendimet e faktorit ndërkombëtar, dhe që kjo i dha fuqi Beogradit.

“Shteti i Kosovës pranojë në mënyrë të heshtur vendimet e faktorit ndërkombëtar, që pas Gjykatës për krimet e luftës në Jugosllavi në Dene Hag, ia lë shtetit kriminal serb të merret me kapjen dhe dënimin e kriminelëve. Kjo i dha fuqi Beogradit. Ndërsa, Kosova nuk morri asnje vendim dhe nuk bëri asnjë veprim kundër këtij shteti kriminal. E la çështjen në heshtje. Qeveritë e Kosovës u pajtuan me vendimin e tillë në heshtje. Nuk e paditen dhe në diskutime me shtetin serb nuk e futen përgjegjësinë penale si temë. Dialogu nuk u përqendrua në temat esenciale të arritjes së pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk pati kështu përgjegjësi penale. Kosovës nuk iu kthyen të varrosurit shqiptarë të masakruar në Kosovë dhe të bartur ne varret masive në Serbi. Edhe sot gjinden mbi 1600 shqiptare të "humbur". Asnjë kompensim i demit nuk u realizua dhe askush nuk u përgjigje për krimet e bëra gjenocidiale”, deklaron tutje ai.

Në fund, jursiti shprehet se për të gjitha këto dëme shteti i Kosovës është dashur të ngrisë padi ndaj shtetit serb që ende se ka bërë, duke thënë se dëmet janë të larta e po ashtu duke përmendur masat të cilat hyjnë në juridikisht hyjnë në masat e gjenocidit.

“E shteti i Kosovës nuk ngriti padi për gjenocid. Këto dështime e përcjellën politikën e Kosovës. U realizuan me dhjetëra marrëveshje inefektive. Ndërsa, u nënshkruan edhe dy marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kjo rrugë e solli Kosovën buzë dëmtimeve të mëdha. Kështu u nda dhe me marrëveshje u copëtua Republika. Kosova mbeti edhe pa njohje. Tash gjendet vendi ynë para një pune të madhe për të ndalur rrugën e trazuar deri tash. Kosova kërkohet domosdo të ngritë padi për gjenocid. Fare nuk duhet dialoguar pa njohje reciproke dhe pa i futur temat e krimeve të luftës dhe të reparacionit të luftës. Kosovës iu kanë krijuar nga shteti serb dëme të mëdha. Mbi 30 miliardë euro janë dëme të bëra, pa llogaritur dëmet morale të shkaktuar ndaj familjeve që iu vranë dhe iu masakruan familjarët. Dëmet janë të larta. I tërë shteti serb është i kriminalizuar me gjenocidin në Kosovë. Juridikisht në masat e gjenocidit hyjnë: 1. Plani për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët dhe serbizimin i kësaj hapësire me serb. 2. Përdhunimet e gjera si mjet presioni dhe të frikës. 3. Masakrimet e vrasjet, pa dallim moshë e gjinie. 4. Dëbimet masovike me masa të presionit fizik, me plaçkitje dhe me dhunë të egër mbi familjet. 5. Shkatërrimet dhe djegiet e gjera të qyteteve e të fshatrave, të shtëpive të shqiptarëve, si mjete për të mos jetuar në Kosovë. Ka edhe shumë fakte tjera. Kështu dhe me këto masa u arrit ky gjenocid në Kosovë. Ato nuk u kryhen nga ndonjë grup kriminal serb. Jo. Ato masa gjenocidiale u bënë mbi një plan të shtetit serb dhe u zbatuan nga tërë shteti. Këtu është baza e përgjegjësisë për gjenocid. Këndej duhet të ngritet padia dhe të kërkohet përgjegjësia. Rrugë të mesme a tjetër nuk ka”, përfundon jursiti Muhamet Kelmendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat