“Skandaloze, inkriminuese…!”/ Juristi nga Belgjika flet për aferën ‘Ponto’ – pse këta politikanë janë të paprekshëm!

Politika

“Skandaloze, inkriminuese…!”/ Juristi nga Belgjika flet për aferën ‘Ponto’ – pse këta politikanë janë të paprekshëm!

Nga: A.M. Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ilhami Gashi, që akuzohej në rastin e njohur si “Pronto”

Gashi ishte liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit. Kjo e fundit e kishte dënuar atë me një vit e katër muaj burgim me kusht, e që deri para këtij vendimi ishte i vetmi nga 11 të akuzuarit e këtij rasti me një aktgjykim dënues.

Kësisoj rasti Pronto përfundoi pa asnjë të akuzuar.Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur juristi nga Belgjika, Skënder Musilu.

Fillimisht, ai përmendi personat e përfshirë në rastin ‘Pronto’, të cilët herë janë liruar e herë janë dënuar, por që si përfundim të gjithë u shpallën të pafajshëm.

“Rasti apo afera “Pronto” u bë e njohur pas publikimit të përgjimeve të bisedave telefonike mes politikanëve me poste dhe përgjegjësi institucionale të nivelit më të lartë të PDK-ës, sikurse ish kryetarit të shtetit, Hashim Thaçit, ish krye parlamentarit, Kadri Veselit, ish kryetarit të grupit parlamentar të PDK-ës Adem Grabovcit, ish ministrave dhe zyrtarëve, me ç 'rast edhe publiku pati mundësinë t’i dëgjojë bisedat ku këta politikan, në shkelje të Ligjit, bëjnë punësime të familjarëve, shokëve dhe bashkpartiakëve në poste të larta institucionale, duke diskriminuar të tjerët.

Ditë më parë, Gjykata Supreme e Kosovës, e liroi nga akuzat edhe personin e fundit të rastit “Pronto”, ish sekretarin e MPB-ës, Ilhami Gashin. Duke mos u lëshuar në analizimin e procedurave gjyqësore, respektivisht se si ka vendosur Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, sepse herë janë dënuar e herë janë liruar, emërues i përbashkët i kësaj afere, është se përfundimisht të gjithë të akuzuarit u shpallën si të pafajshëm. Vlen të theksojmë se në këtë aferë, përveç të tjerëve, ishin përfshirë edhe ish ministra, sikurse Beqir Beqa, Zenun Pajaziti, ish kryetari i grupit parlamentarë të PDK-ës, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë të lartë”, deklaroi Musilu.

Image
Juristi nga Belgjika, Skënder Musilu.

Sipas tij, ky vendim i Supremes është skandaloz dhe inkriminues, kupolitikanët të cilët shkelin ligjin ngelin të pandëshkuar.

Po ashtu, ai e aferën e ‘Pronto-s’ e cilësoi si një mafi të organizuar politike, në të cilën përfshihen ministri, borde dhe institucione që udhëhiqeshin nga PDK-ja.

“Është skandaloze dhe inkriminuese, mbase nuk ka ndryshe se si të përshkruhet kjo farsë gjyqësore, sepse njerëzit e rëndomtë dënohen dhe vuajnë burgun për raste shumë banale, kurse politikanët dhe zyrtarët e lartë, në shkelje flagrante të Ligjit, ngelin të pandëshkueshëm.

Afera “Pronto” nuk është një aferë e rëndomtë, por kjo është një mafi e organizuar politike, e cila ka qeverisur dhe udhëhequr me shtetin, prandaj këtë duhet shikuar në kuptim shumë më të gjërë se kaq, sepse kjo mafi ishte përfshirë dhe shtrirë në të gjithaministritë, Bordet e kompanive publike dhe institucionet me të cilat udhëhiqte PDK-ja. Bëhet fjalë për një kartel kriminal që udhëhoqi me institucionet e Kosovës, në kohën kur shteti kishte nevojë për ndërtim dhe zhvillim duke i hapur rrugëproceseve demokratikedrejt përafrimit të Kosovës me BE-në”, theksoi juristi.

Në vazhdim, Musliu shtroi pyetjen se pse politikanët janë të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm.

Këtë gjë, ai e ndërlidhi me faktin se nga përgjimet doli se edhe prokurorët dhe gjyqtarët janë përzgjedhur në bazë të apetiteve dhe nevojave të politikanëve, që pastaj kjo “drejtësi” t’ua mbrojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Parashtrohet pyetja, pse politikanët ngelin të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm ?!

Sepse, Drejtësia në Kosovë është e ndikuar, e kapur dhe e shantazhuar nga vet politikanët. Këtë konstatim e vërtetojnë sidomosRaportet e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Raportet e Këshillit të Evropës, në të cilat rregullisht paraqiten shqetësimet, se Drejtësia në Kosovë është e kapur dhe e ndikuar nga politikanët e papërgjegjshëm dhe të inkriminuar. Të njëjtin konstatim e gjejmë edhe nëRaporte të OJQ-ëve vendore dhe ndërkombëtare.

Si mund të ndëshkohen politikanët, kur edhe nga përgjime del se, prokurorët dhe gjyqtarët janë përzgjedhur në bazë të apetiteve dhe nevojave të politikanëve, që pastaj kjo “drejtësi” t’ua mbrojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Madje duke u nisur nga Prokurori i Shtetit, kryetarit të Këshillit Prokurorial, kryetarit të Këshillit Gjyqësor e tutje janë përcaktuar dhe zgjedhur nga “Pronto” mafia. Kjo nuk do të thotë se në Drejtësinë e Kosovës nuk ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, sigurisht se ka, mirëpo këta janë të ngulfatur nga kolegët e tyre që janë zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar bashkë me “Pronto” kartelën”, shpjegoi ai.

Më tej, juristi nga Belgjika përmendi disa veprime të ‘Pronto’ mafisë, ku sipas tij ajo ka caktuar ambasadorë për të lobuar për ndarjen e Kosovës, përmes AKP-së ka plaçkitur pasuritë e vendit, i fali tokë Maqedonisë dhe Malit të Zi, etj.

“Pronto” mafia i ka caktuar ambasadorët dhe konsujt, nga radhët e PDK-ës, të cilët fatkeqësisht kanë lobuar për ndarjen e Kosovës, kjo mafi, në mënyrë kriminale dhe të pamëshirshme, përmes AKP-ë, plaçkiti pasuritë e Kosovës, i fali tokë Maqedonisë dhe Malit të Zi, kërkoi ndarjen e Kosovës, formoi Gjykatën Speciale dhe Ratifikoi Marrëveshjen për “Zajendicë”.

Madje, madje shkaku kryesor, mbase dhe i vetmi, për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ka qenë Drejtësia e kapur nga mafia politike, se përndryshe kjo Gjykatë do të ishte formuar në Kosovë me prokurorë dhe gjyqtarë shqiptar të Kosovës. Edhe pse kemi institucione të reja, prapë se prapë, strukturat e vjetra që kanë kapur drejtësinë, dhe jo vetëm, ende janë të paprekshëm”, potencoi Musliu.

Në fund, ai tha se zgjidhja e vetme për ta ndalur këtë të keqe në institucionet e drejtësisë është procesi i Vettingut.

“Për ta ndalur këtë të keqe në drejtësinë e Kosovës, e vetmja zgjidhje është procesi i Vettingut, përmes së cilit do të pastrohet kjo drejtësi e shëmtuar, inkriminuar, e shantazhuar, e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, e cila mbron hajnat dhe kriminelët politik”, përfundoi Skënder Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat