Plani i opozitës për rikthimin në pushtet, analistët: Protestat do të jenë përpjekja e fundit

Politika

Plani i opozitës për rikthimin në pushtet, analistët: Protestat do të jenë përpjekja e fundit

Arife Morina Nga Arife Morina Më 26 janar 2022 Në ora: 18:25
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës këtë javë u mblodh në seancë të jashtëzakonshme parlamentare me ftesë të një grupi deputetësh të opozitës për të diskutuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike. 

Kjo seancë ishte thirrur në përpjekje për të kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të rrymës, sipas një propozimi të bërë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE-ja).   

Deputetët e Kuvendit vazhduan për orë të tëra diskutimin në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, mirëpo si përfundim nuk arritën të bien dakord mes vete. 

Seanca u karakterizua me ‘përplasje’ të shumta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. 

Partitë opozitare nuk i kursyen kritikat dhe akuzat në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeverisë. 

Megjithatë, kryeministri Kurti nuk qëndroi i heshtur ndaj kritikave të kundërshtarëve të tij politik.   
Ai, në Kuvend iu përgjigj deputetëve të opozitës, duke u thënë se premtimet e tij i ka dhënë për katër vjet qeverisje dhe jo për një vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat