Zbulohet loja e Ramës për presidentin e ri të Shqipërisë

Politika

Zbulohet loja e Ramës për presidentin e ri të Shqipërisë

Nga: M.H. Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:04
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Një nga temat që kohët e fundit arriti të sjellë debate në opinonin public, është deklarata e kryeministrit Rama për të sjellë një president të ri në Shqipëri.

Në deklaratën e tij Rama u shpreh se ka mundësi të jetë nga ‘territori shpirtëror i Kombit tonë’, dikush që mund të jetë jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.

E reagimet qenë të mëdha menjëhere pas deklaratës duke aluduar se kush mund të jetë, por ajo se çfarë të gjithë u pajtuan ishte se mund të jetë dikush nga rrethi i Ramës.

Në lidhje me këtë temë profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Rama është i njohur për këso spektakle politike.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij Baton Haxhiu mund të jetë personi i radhës që do të mund të jetë në krye të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i njohur me spektakle politike, është mjeshtër psiko-politik i mediave shqiptare, si përherë, këtë mjeshtri politike mediatike, Edi Rama, e shpreh edhe me rastin e presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, i cili deklaroi se mund të jetë jashtë kufinjve administrativë të Shqipërisë, nga Kosova, RMV-ja e Diaspora. Po të pyesim, se, cili mund të jetë personi më i dashur i Edi Ramës për t'u bërë president i Shqipërisë?, pa mëdyshje e hamendje mund të themi, se, ai është i dashuruari i Edi Ramës, Baton Haxhiu i Kosovës, i cili do vepronte kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e do përkrahë idetë politike të kryeministrit Edi Ramës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit me Ballkanin e Hapur”, u shpreh profesori.

Më tej, ai thotë se Haxhiu është i vetmi që i përket politikës së Ramës dhe përkrah “Ballkanin e Hapur”, andaj ai mund të bëhet presidenti kukull i Ramës.

Jashtë Shqipërisë Edi Rama nuk ka më të afërt sesa Baton Haxhiun i cili ideologjikisht e politikisht shkon sipas tekeve të Edi Ramës, Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiqit e Ballkanit të Hapur e është kundër Kosovës e qeverisë së Albin Kurtit. Shanset më të mira për t'u bërë presidenti kukull i Edi Ramës është vetëm Baton Haxhiu, askush tjetër”, u shpreh Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat