Luftë në Ukrainë, ja nga çfarë duhet patur kujdes

Politika

Luftë në Ukrainë, ja nga çfarë duhet patur kujdes

Nga: A.M Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:34
Një ushtar ukrainas pranë vijës kufitare

Situata e krijuar në Ukrainë e ka alarmuar gjithë botën.

Rusia është në gatishmëri për të hyrë në luftë, duke i parë edhe përgatitjet ushtarake të saj.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, e ka shpjeguar situatën që është krijuar nga Rusia i përngjan gjendjes së luftës.

“Një shtet i madh, sikur në këtë rast që është Rusia, dhe kur ajo është në konflikt me një tjetër shtet, sikur që dikur i ka takuar Aleancës të Paktit të Varshavës, e i cili shtet ka luajt rol të rëndësishëm në ato vite në atë aleancë. Krejt situata e krijuar që i përngjan gjendjes së luftës, kërkon vendosmëri sepse nga këto konflikte në historitë e të kaluarës, kanë ndodhur edhe luftërat botërore, sikur që ishte lufta e parë dhe e dytë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Tërnava ka treguar se nga çfarë duhet patur kujdes.

“Tani duhet ta kemi parasysh që bota është më e avancuar dhe teknikat në armatim janë avancuar, dhe shumë shtete të botës tani posedojnë edhe bomba atomike, ushtarak të të disponojnë me ato armë, dhe për një qastë mund me u riaktivizua dhe mund të vije deri te shkatërrimi i njerizimit”, ka deklaruar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat