Kush është fajtor për rritjen e tarifës së energjisë elektrike?

Politika

Kush është fajtor për rritjen e tarifës së energjisë elektrike?

Nga: A.M. Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:59
Ilustrim

Kosova vazhdon të këtë probleme me energjinë elektrike.

Duke mos u mjaftuar vetëm reduktimet e rrymës, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i saj.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se kush është fajtori kryesor për problemet me energjinë elektrike.

“Në fakt kryeministri Kurti është fajtor kryesor për gjendjen e krijuar, si për rritjen e pa shpjegueshme të çmimeve ashtu edhe për problemet me rrymën.  Ai ka gati një vit që është në krye të Qeverisë, por në vend se të merret më seriozisht me punët e shtetit, kujdesin që për dimër të ketë rrymë të mjaftueshme dhe hallet tjera të qytetarëve, humb kohë kot dhe fare pa nevojë duke festuar përvjetorët e xhamive dhe organizuar pritje për ministra turk, përderisa ky vet, në Kosovë mban pozitën e kryeministrit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka kritikuar edhe ministrat e Qeverisë Kurti, për të cilët shprehet se nuk e kanë trajtuar fare çështjen e energjisë elektrike.

“Madje deri në momentet kur ra Blloku "B", Kurti as ministria përkatëse nuk e kanë trajtuar fare dhe asnjëherë nuk janë interesuar për çështjen e energjisë elektrike, e nëse për Kurtin janë më me rëndësi hoxhallarët dhe xhamitë se sa qytetarët që i kanë dhënë votën atij, atëherë ata që e ngritën në krye të pushtetit, mund edhe ta zbresin shpejtë nga pozita që aktualisht mbanë ndoshta aksidentalisht”, ka thënë Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat