Ish-deputeti: Veliu i përfshirë në angazhime të dyshimta dhe falsifikim të vendimeve, çka duhet të bëjë Abdixhiku

Politika

Ish-deputeti: Veliu i përfshirë në angazhime të dyshimta dhe falsifikim të vendimeve, çka duhet të bëjë Abdixhiku

Nga: A.ZH Më: 30 janar 2022 Në ora: 20:33
Lumir Abdixhiku, Agim Veliu; foto ilustrim nga "Bota sot"

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Blerim Grainca, ka folur për akuzat e sh-nënkryetarit të LDK-së Agim Veliut ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku. Në një intervistë përgazetën "Bota sot", ish-deputeti ka thënë se Veliu meriton respekt deri në kohën kur ishte zgjedhur Ministër i Arsimit.

Sipas tij, më vonë, në këtë parti pati akuza se Veliu ishte përfshirë në angazhime të dyshimta jashtë statutit të LDK-së, duke falsifikuar vendime e procese zgjedhore në Ferizaj dhe Mitrovicë.

"Agim Veliu është në LDK që nga ditët e para dhe deri në momentin e zgjedhjes së tij si ministër i Arsimit meriton gjithë respektin. Fatkeqësisht, më vonë e sidomos në zgjedhjet e fundit partiake, z.Veliu akuzohet se u involvua në angazhime të dyshimta jashtë statutit të LDK-së për të siguruar mbështetjen e delegatëve për të si kryetar dege. Ai falsifikoi vendime e procese zgjedhore në disa degë të LDK-së, si psh. në Ferizaj dhe Mitrovicë. Fatkeqësisht, ndikime të tilla nga Kryesia qendrore janë prezente që nga koha kur Presidenti Rugova u sëmur dhe nuk e kontrollonte situatën, pastaj në kohën e Fatmir Sejdiut, por edhe te Kryesia e Isa Mustafës", ka thënë Blerim Grainca për "Bota sot".

Ai ka fajësuar Agim Veliun dhe tashmë presidenten Vjosa Osmanin, ish-anëtare e kësaj partie, se me teket e tyre, kanë ndarë LDK-në.

"Ne duhet të mësojmë nga gabimet e secilit në të kaluarën. Sa më lartë në hiearkinë partiake, gabimet kanë pasoja më të mëdha. Prandaj, duhet të ketë përgjegjësi. Mos të harrojmë se Agimi dhe Vjosa me teket dhe veprimet e tyre, janë fajtorët kryesorë për ndarjen e LDK-së", është shprehur më tej ish-deputeti.

Ai ka porositur kryetarin Abdixhiku, që të bëjë të kundërtën e asaj që e ka bërë Veliu, teksa ka theksuar se LDK-ja ka nevojë për unifikim.

"Abdixhiku, vetëm duhet të bëjë të kundërtën e asaj që ka bërë Veliu, pra të respektojë votën si mekanizëm nëse dëshiron të ketë suksese. LDK-ja ka nevojë për unifikim e bashkim të forcave progresive që besojnë te filozofia Rugoviane dhe udhëhiqen nga parimet e ekonomisë së tregut", ka shtuar anëtari i LDK-së Blerim Grainca./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat