Analisti e zbulon revoltën e Gashit sot ndaj Kërçelit – tregon disa detaje

Politika

Analisti e zbulon revoltën e Gashit sot ndaj Kërçelit – tregon disa detaje

Nga: M.H. Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 22:35
Arben Gashi

Gjatë ditës së sotme ka pasur një “përplasje” mes kërcënimeve, sharjeve dhe sjelljes së Arben Gashit ndaj Ilir Kërçelit.

Për këtë arsye edhe nuk është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës!

Kryetari i Kuvendit ka deklaruar se nga ana e Gashit ka pasur edhe mësymje dhe sharje në drejtim të Ilir Kërçelit.

Ndërsa në deklarimin e tij, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje fizike dhe se ka pasur distancë të lartë me shefin e stafit të kryeparlamentarit.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik Faton Mehmeti, i cili u shpreh se Gashi njihet për përplasjet e shumta që bën.

Ai thekson që se është mënyra e tij për ta përdorur me kundërshtarët politikë. 

Image
Analisti politik Faton Mehmeti

“Arben Gashi njihet si ndër fanatikët më të mëdhenj jo vetëm në LDK, por në përgjithësi në skenën tonë politike. Kështu që, sjelljet e tij nuk befasojnë aspak. Mos të harrojmë se kjo nuk është hera e parë që i ndodh z.Gashi, edhe në të kaluarën ka pasur konfrontime fizike me deputetët tjerë, duket se është në gjenet e tij rrahja me kundërshtarët politikë”, u shpreh ai.

Analisti më tej thotë se ky ves i Gashit e ka sjellë LDK të pësoj debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ata ende nuk kanë arritur të këndellen nga humbja e këtyre zgjedhjeve, shton analisti.

“Ky ves i tij i ka sjellur dëme edhe vet LDK, e cila njihet si parti demokratike, ku vlerësohet forca e fjalës dhe jo e muskujve. Debakli që pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit, akoma s'ka arritur të kapërdihet nga Arbeni dhe disa të tjerë në LDK, të cilët nga votuesit janë vlerësuar si shkaktarët kreysorë për debaklin e pësuar. Inati i 14 shkurtit ka dërguar në konfrontimin e Arbenit me Kërçelin”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat