Afera e 53 milionë eurove/ Hidhen dyshime për zvarritjen e aktakuzës ndaj Pal Lekajt, ky politikan mund ta ketë ndihmuar!

Politika

Afera e 53 milionë eurove/ Hidhen dyshime për zvarritjen e aktakuzës ndaj Pal Lekajt, ky politikan mund ta ketë ndihmuar!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 8 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Pal Lekaj

Gjatë javës së kaluar, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt dhe dy zyrtarëve të tjerëve, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuza ndaj Lekajt ndërlidhet me rastin e 53 milionë eurove shtesë, të cilat Ministria e Infrastrukturës i ka ndarë për “Bechtel&Enka”, disa vjet më parë, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Dy të akuzuarit tjerë janë Nebih Shatri, ish-zyrtar i Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berisha, shef i kabinetit të Lekajt.

Kujtojmë se pak ditë pas marrjes së detyrës në shtator 2017, qeveria e Haradinajt nënshkroi aneks kontratën e re me kompaninë “Bechtel&Enka”, gjë që i kushtoi qeverisë 53.1 milionë euro të tjera.

Pas debateve të shumta rreth ndarjes 53 milionë eurove prokuroria kishte nisur hetimet rreth këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat