Ky është “çelësi” që përmbyllë dialogun Kosovë-Serbi!

Politika

Ky është “çelësi” që përmbyllë dialogun Kosovë-Serbi!

Nga: N. Sh. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Albin Kurti dhe Vuçiq

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak janën e kaluar kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Të dy së bashku pas Kosovës vizituan edhe Serbinë.

Vizita e tyre në Kosov/ e Serbi ishte me temë kyçe dialogu.

Pas ardhjes së tyre në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reflektuar në lidhje me dialgun.

Kryeminstri tha se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime me palën serbe në kryeqytetin evropian kurdo që Brukseli e fton.

Kurti u shpreh se janë të përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

Si asnjëherë më parë i dërguari special i BE-së, Mirolav Lajçak nuk ka qenë më i qartë e decid ndaj dialogut të Kosovës me Serbinë.

Kështu thotë profesor dr. Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, pohon se, ndoshta ardhja e të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, e ka detyruar përfaqësuesin sllovak të ndryshonte principet e dialogut.

Përveç kësaj, ai thotë se ndoshta edhe rrethanat politike e luftarake gjeostrategjike të Rusisë ndaj Ukrainës e kanë detyruar BE-në që të bëhet më stabile e më serioze për shkak ndikimeve ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Si shihet frika e BE-së ndaj ndikimeve ruse e ka bërë të veten që evropianët së bashku me SHBA-të të përkrahin Kosovën me rastin e  asociacioneve serbe brenda ligjeve të Kosovës”, thotë Mehazi.

Sipas tij, kordinimet politike BE-SHBA ndaj dialogut me Serbinë si asnjëherë nuk kanë qenë më reale e të përbashkëta nga dy të dy palët, SHBA-BE, Escobar dhe Lajçak.

“Vizita triditore e Lajçakut dhe Escobarit, buajtja e tyre në Kosovë tregon dhe jepë shpresa për një dialog përfundimtarë të dy shteteve fqinjë, Kosovë-Serbi”.

“Dihet se çelësi i dialogut do jetë statusi i serbëve në Kosovë, asociacionet e qyteteve serbe, mirëpo para se të hapet çelësi dialogues i asociacioneve duhet të hapen disa drinjë kushtetuese brenda Serbisë, një, që Serbia të largonte Kosovën nga kushtetuta e saj, dy, Serbia të kërkonte falje për krimet e bëra në Kosovë, tre, Serbia ta pranojë Kosovën, e më pas të gjendet një modus kushtetues për serbët e Kosovës.”, potencon ai.

Sipas profesorit, së pari të shkrihet Kosova nga kushtetuta e Serbisë, së dyti, kërkim falje nga Serbia, së treti, Kosova të njihet nga Serbia, e pastaj të bisedohet për asociacionet serbe në Kosovë.

“Pa hapjen e këtyre çelësave politike jo që nuk do përfundojë dialogu gjatë 2022, por do stërgjatet e stërgjatet edhe shumë vite”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat