Ish-kandidati për President do t’ia dorëzojë Albin Kurtit dhe Ambasadave një propozim dokument për Asociacionin

Politika

Ish-kandidati për President do t’ia dorëzojë Albin Kurtit dhe Ambasadave një propozim dokument për Asociacionin

Nga: N. Sh. Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:26
Albin Kurti

Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është nënshkruar fillimisht më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daciq.

Kurse, më vonë me 25. 08, 2015 edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e kishte nënshkruar Asociacionin në Bruksel.

Ish-kandidati i pavarur për President të Kosovës dhe analisti politik, Seremb Gjergji, thotë se, marrëveshja e Asociacionit e nënshkruar në Bruksel nga ish Kryeministri Isa Mustafa dhe i mbështetur nga ish Presidenti Hashim Thaçi e sjellë ujkun në torishtë.

Sipas tij, kjo është tërësisht jo e drejtë ndaj vetë heronjëve të Kosovës - nëse askujt tjetër.

“Ky ky dokument legal që unë e quaj Asociacion i Komunave Multietnike në Kosovë i referohet marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi të vitit 2013 që thotë që komunat duhet të kenë fuqi në menaxhimin urban komunal. Pra, eliminon fuqinë e vet shtetit që është planifikimi hapsinor, injorimi i doganave dhe institucioneve ligjore dhe të sigurisë. Propozim dokumentin e ri do t'ia dorëzoj Kryeministrit dhe ambasadave këtë vikend”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se, dokumenti përmbanë objektiva të qarta, ashtu siç ka vet Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Image
Seremb Gjergji

“Në dokumentin aktual, objektivat janë aq të fuqishme sa vet Qeveria që shkojnë deri në fuqinë e hulumtimit dhe zhvillimit shtetërorë. Asociacioni nuk guxon të përcaktojë numrin e komuanve, siç është akorduar në Bruksel nga udhëheqësit tanë. Por, duhet të jetë i hapur për anëtarësim të të gjitha komunave që kanë përfaqësim multitnik”, thotë ai.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar dokumentin e Qeverisë Mustafa në 23 pika, sepse në këtë dokument kërkohet që Asociacioni të mbrojë të drejtat e vetëm serbëve dhe asnjë komuniteti tjetër.

“Një etnia është shuar në momentin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. Deklarata e pavarësisë e thotë qartë këtë. Kjo deklaratë është edhe fillimi i modelit më të ri të udhëheqjes në botën e qytetëruar demokratike. Asociacioni poashtu duhet t'i përgjigjet autoritetit rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës dhe një herësh të jetë pjesë e auditimit nga Auditori Gjeneral i Kosovës”, shton ai.

Gjergji pohon se, Asociacioni nuk mund të vendosë kokë në vete për keto çështje.

“Asociacioni i Komunave Multietnike do të jetë model i mirë që hapë rrugën për zhvillimin e mëtejm të bisedimeve Kosovë-Serbi në formësimin e paketës politike që për mendimin tim ka vetëm një pikë dhe paketës teknike që ka 16-20 pika të cilat përkrahen dhe implementohen me vendimin direkt të Amerikës e që BE vetëm e konfirmon këtë vendim Amerikan. E vetmja mënyrë e suksesit për të gjithë është presioni dhe fuqia Amerikane për ta finalizuar këtë marrëveshje”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat