Burjani: Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nuk përkon me kushtetutën

Politika

Burjani: Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nuk përkon me kushtetutën

Nga: A.Z Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka përmendur se janë tetë raste ku Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Brujani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ky është ligj antikushtetus.

Sipas tij është aventurë politike, dhe se nuk ka nevojë për Komisionin e Venecias.

“Kaherë kam potencuar se ky ligj nuk përkon me kushtetutën, pra është ligj antikushtetues. Kosova e ka strukturën e vendit të institucioneve të rendit dhe ligjit, pra ky ligj i popozuar është më tepër një aventur politike se sa ligjore dhe kushtetuese. Pra, nuk duhet të nxjerren ligje të tilla që janë duplifikim ligjor dhe kundër kushtetuese, pra janë shume arsye që e bëjnë këtë ligj jo të arsyeshëm në pikëpamje kushtetuese dhe se kjo çështje nuk kanë nevojë për Komisionin e Venecisë, sepse kjo është shumë e qart”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat