“Kërcënim për Ballkanin”/Abazi tregon si e përdori Serbia “Ballkanin e Hapur”, ja pse Shqipëria duhet të tërhiqet

Politika

“Kërcënim për Ballkanin”/Abazi tregon si e përdori Serbia “Ballkanin e Hapur”, ja pse Shqipëria duhet të tërhiqet

Nga: G.B Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:46
Haki Abazi

Kosova ka qenë kundër nismës “Ballkani i Hapur” që nga fillimi dhe ka refuzuar që të jetë pjesë e saj.

Kjo pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të Serbisë e Maqedonisë së Veriut, për t’iu bashkuar këtij projekti.

Ndërsa tani me luftën që po bëhet në Ukrainë nga Rusia, thirrje të shumta janë bërë që Shqipëria të tërhiqet nga kjo nismë.

Kanë qenë deputetët e PD-së së fundi që kanë kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të miratojë një rezolutë përmes së cilës Shqipëria tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është nismë e duhur sidomos pasi Serbia është kundër sanksioneve ndaj Rusisë, e cila ka luajtur lojë të dyfishtë.

“Është një nismë e duhur, reale dhe në kohë sidomos pas konfirmimit se Serbia është kundër sanksioneve për Rusinë. Serbi ka luajtur lojën e dyfishtë dhe është kërcënim për sigurinë e Ballkanit sikurse që ka qenë edhe gjatë viteve të 90-ta”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, “Ballkani i Hapur” ka qenë ide manipuluese, që Serbia të blejë kohë për të realizuar objektivat e saj.

“Ballkani i Hapur nuk ka qenë asnjëherë projekt zhvillimor, përkundrazi ka qenë ide manipuluese për të blerë kohë për realizimin e objektivave të Serbisë. Këtë metodë e ka përdorur Rusia me vite të tëra për të përfunduar me sulm dhe agresion në vendet e tyre fqinje”, ka deklaruar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat