“Disa tregtarë po manipulojnë me momentumin psikologjik të qytetarëve”/ Kaçaniku ka një mesazh për Qeverinë

Politika

“Disa tregtarë po manipulojnë me momentumin psikologjik të qytetarëve”/ Kaçaniku ka një mesazh për Qeverinë

Nga: M.L. Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:45
Selatin Kaçaniku

Qytetarët e Kosovës ditëve të fundit po përballen me rritje enorme të çmimeve të produkteve esenciale, siç është mielli dhe vaji.

Çmimet për një litër vaj kanë kushtuar mbi dy euro e madje në dyqane të caktuara, vlera ka hipur deri në 3 euro e 49 cent, përcjell "Bota sot".

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me Selatin Kaçanikun, ekspert për kauzën, të drejtat e obligimet, interesit dhe dinjitetin.

Ai ka thënë se presioni i parë lidhur mbi rritjen e çmimeve erdhi nga tregu global.

“Presioni i parë dhe më i fuqishmi mbi çmimet erdhi nga TREGU GLOBAL, i ndikuar nga futja e gazit në shërbim të presionit politik e gjeostrategjik; Rritja e çmimit të energjisë elektrike – i ndikuar edhe nga taksa prej 20% për ndotje të mjedisit nga prodhuesit e energjisë elektrike nga fosilet; energjentet, ku kryesoret janë derivatet e naftës; Nga mungesa e Strategjisë integrale për rregullimin e emergjenteve”, ka thënë ai;…

Sipas Kaçanikut, në këtë rrëmujë përfituesit më të mëdhenj janë disa biznese/ afariste të cilët duan ta shfrytëzojnë momentumin dhe bëjnë gara mes vete se cili do të jetë “BOSSI”?!

Masat duhet t`i ndërmarrë Qeveria, MINT-i, mekanizmat/ inspeksionet/ agjensionet / rregullatorët… Ne si OSHC nuk e kemi atë mundësi as detyrë.

Konform “:mandatit” tonë kemi reaguar, shkruar, drejtuar, adresuar, ankuar, protestuar…Por, të gjithat në veshë të shurdhër. Qeveria, institucionet e Shtetit akoma nuk na njohin. Ata / ato merren me kauzën tonë vetëm kur duhet t i masin forcat pozitë - opozitë?!”, ka potencuar ai.

Kaçaniku ka shpjeguar edhe panikun që po ndodh tek qytetarët aktualisht.

Sipas tij, disa tregtarë po manipulojnë me momentumin psikologjik të tyre.

Qytetari/ familja konsumatore po e sheh se ata që paguhen nga paraja publike / nga qytetari dhe familja konsumatore taksapaguese nuk i kryejnë detyrat nga mandati i tyre - duhet të vetë-kujdeset dhe të vetëmbrohet. Edhe manipulimi me karakterin dhe mometumin psikologjik të tyre nga disa tregtarë manipulues, e ka bërë të veten; Qeveria tepër vonë është deklaruar publikisht - edhe atë jo me adresim të drejtpërdrejt qytetarit/ familjes konsumatore taksapaguese”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat