A do të shpërthejë tërmeti në Brezovicë? Këta janë politikanët që kanë vila atje

Politika

A do të shpërthejë tërmeti në Brezovicë? Këta janë politikanët që kanë vila atje

Nga: N. Sh. Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:53
Vila në Brezovicë

Brezovica si njëri prej vendeve më të bukura të Kosovës, i cili frekuentohet nga dhjetëra-mijëra qytetarë gjatë stinës së dimrit, por duke mos anashkaluar as verën, përveç bukurisë mahnitëse që, aty shihet edhe degradimi i madh që ka ndodhur.

Qindra-mijëra vila, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme ia prishin bukurinë Brezovicës.

Së fundmi, për këto ndërtime pa leje, janë arrestuar dhjetëra persona, ndërsa disa të tjerë janë akoma në kërkim nga shteti.

Për këtë skandal që ka ndodhur që nga pas lufta, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, pohon se, zbërthimi i thellë i aferës së Brezovicës deri në fund, do të krijon një tërmet të thellë në skenën politike të Kosovës.

Sipas tij, kjo pasi që të lidhur me abuzimet në këtë rast, janë publikuar emra të niveleve të larta politike e institucionale.

Image
Hajrullah Tërnava

“Aty janë personat e SHIK-ut e ish-komandantë të SHIK-ut dhe më vonë me pozita më të larta të rëndësishme në pushtetin qendror, në Qeveri ish-kryeministra e ministra, ish-kryetar të Kuvendit e deputet, dhe deri në Presidencën e Shtetit, gjatë kohës sa kanë keq qeverisur 20 vite me shtetin. Afera e Brezovicës ka marr përmasa të mëdha, dhe po na e qet në shesh krimin e organizuar, e sidomos në këtë krim që po zbulohen si pjesëmarrës ngërzit që shumë nga ta e kanë qeverisur vendin në poste të larta si Kryetar shteti, Kryeministra, Ministra etj, por ajo më e rëndësishmja është që po dalin në shesh ato të palarat e shumë politikanëve që në partitë e tyre thirreshin në pastërtinë e tyre, kurse në të kundërtën tani po del se po ata janë të zhytur në krime”, thotë Tërnava.

Sipas tij, nga këto fakte që po publikohen e dëshmohen, për këto krime të kryera në shumë mënyra.

“Nëse konstatohet se politikanët në fjalë janë të involvuar në krime dhe pasurimin e tyre të paskajshëm sikur po dëshmohet, përmes prokurorisë duhet të ngriten akuzat për konfiskimin e pasurive të tyre, dhe për ato vepra kriminale vepër kryesit ti marrin dënimet e duhura dhe të merituara, dhe njëherit t’iu ndalohet e drejta për tu marr me politikë. Gjithsesi afera Brezovica do të jetë një goditje e rëndë dhe e turpshme për njerëzit e asaj garde politike si shkelës të ligjit, nëse epilogu i drejtësisë kërkon konfiskimin e vilave që i posedojnë ish-pushtetarët e deridjeshëm te kriminalizuar, shkelës të ligjit, në vend të kontributit për mbështetje të sistemit të drejtësisë”, thotë ai.

Ai shprehet se, në aksionet e Policisë janë vënë në pranga dhjetëra persona që janë të përfshirë në veprime të dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

“Mirëpo tani në vazhdim të shfletimit të dosjeve kanë filluar të zbulohen edhe figura me peshë politike, biznesmenë, mafiozë, por edhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të larta e të rëndësishme në institucionet e Kosovës dhe që në mënyra të ndryshme rrezikojnë të kapen nga gjuetia e organeve të ndjekjes pasi që dyshohen për veprat te renda penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti apo ushtrim të ndikimit te cilat këta i kanë bërë për 20 vite rresht. Gjatë aksioneve lidhur me aferën e Brezovicës, ndërtimin e kundërligjshëm të vilave në parkun Nacional, është zbuluar dhe raportuar se edhe disa nga politikanët dhe ish-udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Kosovës kanë toka dhe shtëpi banimi në Brezovicë! Në media, sipas informatave të bazuara, është raportuar se edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka në pronësi një vilë në Brezovicë. Ish-presidenti Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit më 2020 kishte deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë bujqësore dhe dy shtëpi. Mirëpo Hashim Thaçi nuk është ish-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Brezovicë sepse për pak hise në këtë Park Nacional është raportuar edhe për ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila po ashtu ka në posedim një vilë në Brezovicë”, pohon ai.

Sipas tij, informatat e raportuara në media kanë zbuluar se edhe kreu i tashëm i PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri posedojnë vila në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Sidoqoftë, ai shton se, Abelard Tahiri, në deklarimin e fundit të pasurisë ka treguar se ka në pronësi të përbashkët një “shtëpi malore”, por pa specifikuar lokacionin se ku gjendet ajo. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka edhe në pronësi të përbashkët edhe një shtëpi banimi dhe lokale afariste.

“Ndërkohë, që Memli Krasniqi ka të deklaruar vetëm një shtëpi dhe apartament. Vilë në Brezovicë, sipas informatave të medieve ka edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, por edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndryshe nga kolegët e tij, ka në pronësi të tij një parcelë tokë në Brezovicë. Haradinaj, në AKK ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë kodrinore që kap vlerën prej 75 mijë eurosh, si dhe një truall në vlerë prej 27 mijë e 300 eurove. Vila në Brezovicë sipas raportimeve në media, të cilat nuk janë demantuar nga asnjëri prej të apostrofuarve kanë edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, që të dy bashkë partiak të dikurshëm dhe pjesë e ish pushtetit mbi 12 vjeçar. Çollaku, në deklarimin e fundit të bërë në AKK ka treguar se ka në pronësi të përbashkët parcelë prej 700 metrave katrorë dhe shtëpiza në atë kohë në ndërtim e sipër, pa e treguar çfarë shtëpizash bëhet fjalë dhe në cilin lokacion, kurse, Limaj ka të deklaruar vetëm një truall, pronësi të përbashkët familjare. Vila në Brezovicë posedojnë edhe Enver Hoxhaj, ish-krye diplomati i Kosovës dhe Arsim Bajrami, ish-ministër i Arsimit në Qeverinë Thaçi”, shton tutje Tërnava.

Po ashtu, ai thotë se është raportuar se shtëpi në fshatin turistik të Brezovicës posedon edhe prokurorja e shtetit, Laura Pula.

“Kurse një hotel në bashkë-pronësi, në Parkun Kombëtar të “Sharrit” e ka ndërtuar edhe Veton Surroi, i cili është aksionar në kompaninë “Stella Consulting”, e cila dyshohet se fitoi jashtëligjshëm lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit afarist në Brezovicë. Gjithsesi se ky aksion i Brezovicës do të jetë një mega aferë e madhe e filluar për t’u hetuar dhe zbuluar zinxhirin e saj të inkriminuar, edhe një sprovë e madhe për drejtësinë e Kosovës, për ta treguar fuqinë e zbatimit të ligjit dhe për të mos ju nënshtruar presionit që mundë të vij nga jashtë, nga lidhja e drejtësisë, strukturat e krimit. Nëse politikanëve të përmendur për afera korruptive dhe krimit të organizuar, iu vërtetohet një gjë e tillë, ndaj tyre duhen të merren masa rigoroze, sepse populli që i ka votuar me vite të tera, dhe me votat e tyre iu ka mundësuar ato të ardhura të larta në ato vende të punës në të cilat janë emëruar e që iu kanë besuar atyre, dhe po këta politikan që duhen të jenë më të përpiktë në jetësimin e ligjeve pozitive të shtetit tone, e jo si tani që po zbulohet se në shumë komuna të Kosovës ata posedojnë toka të tëra, kur dihet se ato toka i kanë ble për pak para, pasi ishin në poste të larta shtetërore”, thotë Tërnava.

Ai shton se, nëse vazhdohet kështu pa iu konfiskuar ajo pasuri, ngjashëm pritet të vazhdojnë edhe të tjerët, pasardhës të tyre.

“Prandaj njëherë e përgjithmonë duhet të luftohet në mënyrë ligjore krimi i organizuar, pavarësisht se kush e ka kryer atë krim, e sidomos nëse konstatohet se atë krim e kanë krye të mëdhenjtë e shtetit. Vetëm me një luftim serioz të tillë, qytetarit do i kthehet shpresa për të jetuar në këtë shtet ku do të fillohet të jetësohen ligjet e Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat