Krasniqi: KFOR-in është garantues i sovranitetit tonë

Politika

Krasniqi: KFOR-in është garantues i sovranitetit tonë

Nga: A.M. Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:58
Islam Krasniqi

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka krahasuar disa hërë Kosovën me rastet e Krimesë, e Luhanit, Donetskit.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Islam Krasniqi, nuk beson që ka rrezik për Kosovën.

“Jo nuk besoj se ka ndonjë rrezik për Republikën e Kosovës, pavarësisht së na merr për shembull gjithë që nga viti kur e aneksojë më dhunë Krimen. Rusia ka qenë kundër në çdo proces për Kosovën, duke anuar dhe mbrojtur shtetin serb qysh nga regjimi i Millosheviqit dhe tani siç thotë një fjalë e urtë na ka halë në sy”, ka vlerësuar ai.

Po ashtu, ai ka treguar se kush ia ka çel rrugën Putinit për të bërë akuza ndaj Kosovës.

“Disa media për interesa personale (klikime) tërë kohën kanë qëndruar duke publikuar lajme për luftëtarët shqiptarë që kanë shkuar në Siri, dhe ato lajme patën pushtuar edhe mediat botërore dhe tash Rusia e ka rrugën çel për të na akuzuar, por mos të harrojmë se fati jonë i mirë është sepse e kemi KFOR-in këtu, i cili është garantues i sovranitetit tonë dhe se Amerika e ka thënë fjalën e fundit që nuk mund ta luajë as Rusia dhe askush tjetër”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat