Çfarë mësoi Serbia nga Albin Kurti?!

Politika

Çfarë mësoi Serbia nga Albin Kurti?!

Nga: A.M. Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka një vit që e ka marr postin e kryeministrit të Kosovës.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për vitin e parë të udhëheqjes së Qeverisë Kurti2.

Ai ka thënë se kjo Qeveria ka pasur sukseset dhe mossukseset e saj.

Image
Faton Mehmeti

“Në një vjetorin e saj, qeveria Kurti 2 ka brenda saj disa sukseset dhe po ashtu disa mos sukseset, e të cilat në rastin më të shumtë nuk janë për faj të saj”, ka thënë.

Mehmeti i ka cekur disa nga sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti.

“Gjithsesi sukseset kryesore të saj mund të themi se janë: asnjë aferë korruptive, shkollimi i lartë falas, shkarkimi i bordeve me militantë partiake duke i kthyer ato në njerëz profesionist, rritja e pensioneve, subvencionimi i bujqve, largimi i monopolit të naftës, dhe kryesorja për herë të parë Serbia u mësua të respektoj vendimet e institucioneve të Kosovës kur bëhet fjalë për vendimet e saj, konkretisht për mos mbajtën e referendumit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti i ka numëruar edhe dështime e Qeverisë Kurti2.

“Ndërsa si dështim mund të quhet mosnjohja e Kosovës nga shtete që nuk e kanë njohur, mos miratimi ende i ligjit të pagave që sa më shumë zvarritet aq më shumë rëndon xhepin e qytetareve të vendit. Kështu që, në përgjithësi qeveria Kurti merr notën pozitive, si asnjë qeveri deri tani për një vjetorin e saj me gjithë këto suksese”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat