PDK-ja po i shpallë luftë LVV-së për diasporën

Politika

PDK-ja po i shpallë luftë LVV-së për diasporën

Nga: A.Z Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Në kuadër të riaktivizimit të strukturave të saj në diasporë, Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka formuar degën e saj të re në Suedi.

Me këtë rast, kryetar i Degës u zgjodh, Valon Kryeziu, ndërsa nënkryetar, Hisret Kyçyku.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se qëllimi i PDK-së është që të përvetësoj mërgatën që e kanë votuar LVV-në, madje ai e sheh këtë ndryshe edhe si shpallje lufte.

Image
Faton Mehmeti

Tutje ka shtuar se një masë e mërgatës PDK-në e kanë referuar si model qeverisës, andaj edhe po tentojnë që të bëj betejë në mërgatë.

Sipas Mehmetit, përveç kësaj, PDK në mërgarë do të punsojë më shumë debakël nga LVV.

“PDK ka të drejtën e saj, ashtu si të gjitha partitë për të hapur degët e saj kudo ku ka shqiptarë. Në Suedi jeton një komunitet i madh i shqiptarëve. Me këtë veprim, PDK tenton të përvetësoj diasporën, mërgatën e cila në masën mbi 80 % kanë votuar për VV dhe janë po ata që kanë bërë dallimin e madh të fitorës së VV më 14 shkurt të vitit të kaluar. Në këtë kuptim, e shoh si shpallje lufte politike VV-së nga ana e PDK. Tanimë që betejën me VV e ka humbur në Kosovë, PDK tenton të bëjeë betejë në mëragat, atje ku shqiptarët në masën e madhe e kanë reforuar PDK si model qeverisës, pikërisht se jetojnë atje ku shteti udhëhiqet nga ligji dhe jo maliqi. Pavarësisht tentativave të saj, PDK do të punsojë edhe më shumë debakël nga VV në mërgatë, pikërisht për arsyet që cekëm më lart. PDK është parti e korrupsionit, në diasporë kjo gjë nuk mund të imagjonohet”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat