Vuçiq paralajmëroi dorëheqje, zbulohet arsyeja

Politika

Vuçiq paralajmëroi dorëheqje, zbulohet arsyeja

Nga: A.Z Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:39
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga kryesimi i SNS-së, pas zgjedhjeve.

Ai tha se “Unë do të jem aty gjatë zgjedhjes së Qeverisë dhe me siguri do të ndikoj, aq sa është e mundur, në dukjen e Qeverisë. Pastaj, do të largohem nga lidershipi i partisë”.

Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se shumë nga politikanët serbë karrieren e tyre e kanë të ndërtuar mbi agresivitetin, në veçanti ndaj shtetit të Kosovës, kështu duke e mashtruar edhe opinionin publik, madje edhe duke besuar se do të arrijnë të kthehen.

Image
Leon Duhanaj

“Për mendimin tim, jo vetëm Presidenti i Serbisë z. Vuçiq, por shumica e politikanëve serb të gjithë karrierën politike e kanë ndërtuar mbi nacionalizmin agresiv, dikur kundër të gjithëve e së fundmi kundër Kosovës. Në fakt ky ka qenë slogan i vazhdueshëm i politikës zyrtare të Beogradit, me ç'rast edhe kanë ndikuar që opinioni publik të vazhdojë të mbetet i manipuluar dhe të besoj përrallat e tyre mbi Kosovën. Në ketë kontekst madje ka patur edhe njëfarë besimi në heshtje se vërtetë do të arrijmë të rikthehen, bazuar në politikën e butë të BE-së karshi tyre”, tha Duhanaj.

Më tej potencoi se lufta bëri që të ketë ndryshime gjeopolitike globale, përfshirë edhe serbinë e cila më nuk do të jetë e përkëdhelur.

Tutje theksoi se dorëheqja e Vuçiqit i paraprinë një rënjieje të mundshme.

“Që nga viti i kaluar kur politika amerikane filloj të të jetë më prezente edhe në rajon, por edhe në dialog, e posaçërisht tani pas agresionit rus mbi Ukrainën, gjërat në gjeopolitikën globale kanë ndryshuar dukshëm, për t'mos thënë rrënjësisht. Serbia më nuk do të vazhdoj të jetë e përgdhelura e botës, sepse ndikimi rus do të bie dukshëm. Bazuar në këto ndryshime, do të ndryshojë edhe klima politike në Serbi, ku partitë me liberale, me realiste do të fitojnë terren dhe partitë e bazuara në nacionalizëm dhe konflikt do të fillojnë të humbin ndikimin e tyre. Vuçiq këtë e ka nuhatur tashme, prandaj edhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që t'ia garantoj vetës edhe një mandat të sigurt si President dhe terheqja e tij t'i paraprijë një rënie tëdore mundshme”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat