Juristi kërkon miratim të shpejt të Vetting-ut – tregon arsyet që po dëmtohet sistemi i drejtësisë

Politika

Juristi kërkon miratim të shpejt të Vetting-ut – tregon arsyet që po dëmtohet sistemi i drejtësisë

Nga: M.H. Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:47

Sistemi i drejtësisë mbetët një nga fushat më të rëndësishme në vendin tonë.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë edhe sot prezente në Kosovë dhe minimizimi i tyre ani pse po punohet shumë në këtë drejtim po vazhdon me ritëm të ngadalshëm.

Vetting është një nga ligjet që në vazhdimsi kërkohet miratim, pasi do ta ndihmonte mjaftë shumë sistemin e drejtësisë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se organet e shtetit duhet të punojnë në këtë drejtim dhe të marrin masa juridike në mënyrë që të minimizohen rastet e krimeve.

Ndërtimi i shtetit të së drejtës është një ndër detyrat kryesore dhe shumë e madhe e Republikës së Kosovës. Se si dhe sa do të ndodhi kjo dhe kur mund të shërohet sistemi juridik ka mendime të ndryshme. Mjetet dhe metodat e shërimit janë të ndryshme dhe e përbashkëta është ndërtimi i sistemit që mbështetet në ligj dhe që nuk ka dallime në kuadër të pozitës në shoqëri dhe të faktorëve tjerë dallues. Zakonisht krimi dhe korrupsioni si dukuri luftohen me mjete juridike të shtetit. Organet e shtetit i fusin në zbatim normat ligjore ku masat penale janë adekuate me veprat e kryera penale. Këtu nuk ka dallime”, tha juristi.

Ai më tej shton që masa më e madhe është spastrimi i sistemit nga njerëzit e korruptuar dhe ndërtimi i tij në kuadro profesional dhe të moralshëm.

Kosova po vuan nga këto grupime shumë. Krimi dhe korrupsioni është shtrirë shumë në organet e shtetit. Sistemi i drejtësisë ka dështuar në parandalimin dhe në ndëshkimin e kriminelëve. Ka shumë fakte. Mirëpo ai më kryesore është bashkëpunimi i krimit në organet e drejtësisë. Këtu lypsen masa. E masa më e madhe është spastrimi i sistemit nga njerëzit e korruptuar dhe ndërtimi i tij në kuadro profesional dhe të moralshëm. Sa do të realizohet kjo varet nga vullneti i politikës. Politika ka dështuar shumë. Edhe tash po shihet se asaj nuk po i intereson shteti, populli dhe lufta për të drejta dhe liri shoqërore, por vetëm përfitimet individuale. Të vjen shumë rënd dhe natyrisht se është shumë jo produktive veprimi i qeverisë tash. Ajo ka humbur karakterin e vet si qeveri dhe ka ikur nga detyrat që është zgjedhur. Nuk po vepron në drejtime adekuate. Projektligji mbi zgjedhjet ishte kulmi i anës negative. Këtu nuk është fjala për mërgat. Për atë nuk mendohet se ka subjekt kundër”, theksoi ai.

Në fund, juristi kërkon miratim të shpejt të VETTING-ut pasi një ligj i tillë është i nevojshëm për vendin tonë.

Por duhet thënë se pavarësisht nga ecet, sistemi i drejtësisë mbetët një detyrë që kërkon shërim. E shërimi është vetëm me Ligjin mbi funksionimin e sistemit juridik në bazë të ligjit (VETTING) realizohet. Dhe, në vend që këtu të punohet, në Kuvend me gjoja të drejtën që mërgata të voton, duke fshehur qëllimin kryesor, largimin e pengesës që në zgjedhje të reja Albin Kurti të jetë bartës i listës zgjedhore. Thjeshtë ishte heqja e normës për dënimin në tri vitet e fundit. Natyrisht se mërgata ka të drejtë për të zgjedhur dhe për tu zgjedh. Kjo duhet rregulluar me ligj. Por jo në këtë kohë, sepse juridikisht shkohet në zgjedhje tek pas katër vjeteve. Pra kishim synim mënjanimin e mase juridike për pengesat në zgjedhje për vepër penale. Pse?! Kjo është shqetësuese”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat