A do ta njoh Greqia pavarësinë e Kosovës?

Politika

A do ta njoh Greqia pavarësinë e Kosovës?

Nga: A.Z Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:08
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla

Ditë më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministri Dendias e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë greke për të shtuar bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Ai tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota so”, ka potencuar se në bazë të deklaratës së Dendias, është e qartë se Greqia së shpejti do e njohë shtetin e Kosovës, madje sipas Mehazit, deklarata e tij lë të kuptohet si përgatitje e kornizës dekretuese për njohje.

“Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias: "se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike", është një deklaratë shumë e qartë e optimiste se Greqia së shpejti do ta njohë Republikën e Kosovës, thëniet e mësipër të Shefit të Diplomacisë Greke, Nikos Dendias, e kanë kuptimin e përgatitjes së kornizës dekretuese të njohjes së Kosovës, bile fjalët kyçe të ministrit grek Dendiasit: "se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike", janë diçka më shumë se njohje”, deklaroi Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Tutje u shpreh se Greqia dhe Qipro do të jenë shtete e para që do e njohin Kosovën, megjithatë ai thekson se sa më shpejt të ketë njohje, aq më shumë do të shuhen ndikimet serbe.

“Për njohjen e Kosovës nga Greqia paralajmëroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se bisedat me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias, na japin shpresa se Greqia do ta njohë së shpejti Kosovën. Siç shihet nga pesë shtetet e BE-së që ende se njohin Kosovën, Greqia dhe Qipro do jenë të parat që do ta njohin Republikën e Kosovës e më pas njohjet e tre shteteve tjera të Spanjës, Romanisë e Sllovakisë do jenë njohje kuvertore të përbashkëta. Mendojmë se BE-së i ka ardhur koha që të reagojnë fuqishëm me njohjen e Kosovës nga pesë shtetet për të ndarë shapin prej sheqerit rus të Serbisë në Ballkanim Perëndimor. Sa më shpejt të njihet Kosova nga këto shtete evropiane aq më shumë do shuhen ndikimet ruse-serbe në Ballkanin Perëndimor. Pra, njohja e Kosovës nga Greqia do jetë nje zemërim i madh diplomatik për Serbinë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat