“Amerika po i vëzhgon!”/ Vjen paralajmërimi: Do të ndërmerren sanksione ndaj kriminelëve të Beogradit

Politika

“Amerika po i vëzhgon!”/ Vjen paralajmërimi: Do të ndërmerren sanksione ndaj kriminelëve të Beogradit

Nga: A.M. Më: 16 prill 2022 Në ora: 00:08
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksander Vulin

Ditë më parë qeveria e Britanisë së Madhe sanksionoi dy politikan serb të BeH-së, Milorad Dodikun dhe Zaljka Cvijanoviçin për tentim të prishjes së marrëveshjes së Daytonit dhe përpjekje për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Mirëpo, perëndimi duket sikur po heziton të sanksionojë udhëheqësit e shtetit serb, siç janë: Vuçiqi, Vulin, Daçiqi, etj., të cilët e kanë përkrahur agresionin rus në Ukrainë.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se vendosja e sanksioneve ndaj liderëve politik varet nga raportet që kanë shtetet dhe qeveritë e caktuara.

Megjithatë, ai befasohet se pse deri më tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi nuk kanë sanksionuar liderët serbë.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Sanksionimi i liderëve politik dhe ekonomik nëpër shtete varen shumë nga gjendja që krijohet dhe nga raportet mes shteteve dhe qeverive. Deri tash kemi dy shtete, përkatësisht SHBA-në dhe Anglinë që kanë sanksionuar liderë dhe kriminel në Ballkanin Perëndimor.

SHBA-të kanë sanksionuar njerëz të ndryshëm në Shqipëri, deri edhe ish-kryeministrin e shtetit, Sali Berishën me familje, si kundër edhe njerëz me influencë në fushën kriminale në Kosovë, në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Por ende nuk kanë sanksionuar liderët e shtetit serb”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Kelmendi tha se duhet analizuar ky fakt. Ai beson së Serbia ka luajtur lojën e ‘politikës neutrale’, derisa është armatosur nga Rusia dhe Kina.

“Pse nuk po sanksionohen liderët serbë? Kjo pyetje kërkon analiza.

Serbia ka ditur të noton në lojën e madhe të UE-së dhe të SHBA-ve.

Me politikën neutrale, si ndaj Rusisë edhe ndaj perëndimit, de-fakto ka mbetur e pa sanksionuar.

Këtë pozitë e ka shfrytëzuar mirë Serbia dhe është armatosur shumë. Ka marrë armë nga Rusia dhe raketat tokë-ajër nga Kina”, theksoi ai.

Sipas profesorit, në këtë temë janë dy çështje të dukshme, ku njëra nga to është edhe përgatitja e Serbisë për agresion ushtarak në Kosovë.

“Dy çështje tash janë evidente:

1. Mos sanksionimi sikundër perëndimi me masa ekonomike të Rusisë për agresion mbi Ukrainën dhe

2.Përgatitja e Serbisë për agresion ushtarak në Kosovë, duke i vënë në lëvizje forcat kriminale serbe, me aksione terroriste, në mënyrë që të krijohet gjendje lufte dhe Serbia në emër të paqes të fillojë agresionin ushtarak ndaj Kosovës”, potencoi Kelmendi.

Ndër të tjera, ai tha se Amerika dhe Anglia po e përcjellin shtetin serb dhe se shumë shpejt mund të ndërmarrin sanksione kundër kriminelëve të Beogradit.

“Këto janë fakte, këtej perëndimi, kryesisht SHBA dhe Anglia po përcjellin Serbinë, aksionet dhe veprimet.Vazhdimi i tillë i punës dhe i qëndrimeve të shtetit serb, me Vuçiq e Daçiq, do të dërgoj që edhe SHBA dhe Anglia të ndërmarrin sanksione ndaj kriminelëve në Beograd.

Natyrisht se me rëndësi është vetë mbrojtja e Kosovës, këtu duhet të përqendrohemi”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat