Zbulohet qëllimi i Serbisë me sulmet ndaj policëve në veri/ Eksperti i sigurisë tregon kush duhet të alarmohet

Politika

Zbulohet qëllimi i Serbisë me sulmet ndaj policëve në veri/ Eksperti i sigurisë tregon kush duhet të alarmohet

Nga: G.B Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:45
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri

Për tre ditë me radhë nga data 13 prill, Policia e Kosovës është sulmuar në veri.

Ata janë sulmuar me granatë dorë e armë zjarri Ak-47, sulm të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur sulm terrorist.

Ai njoftoi se policët ishin duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare, kur ka ndodhur sulmi.

“Grupe të ndryshme në 3 ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm, më qëllim që të pamundësojnë punën e policisë dhe të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të polisicë. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajte me gurë mbi një veturë të policisë. Sulmi i tretë publik, ka ndodhur mbrëmë në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale. Është gjuajtur me armë dhe sot sulmi i drejtpërdrejt, ku janë goditur dy vetura të cilat transportin policët në pikat kufitare”, tha ministri.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se sulmet ndaj policëve në veri kishin për qëllim të pengojnë aksionet kundër kontrabandës.

Por sulmet nuk janë ndalur as sot. Policia e Koosvës është sulmuar rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, me mjete piroteknike.

Policia ka njoftuar se shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave”, ka deklaruar Policia.

Lidhur me këto sulme, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai ka thënë se situata në Evropë po shton frikën për luftë edhe në vendet e tjera, derisa përmend situatën konfliktuoze të Kosovës me Serbinë.

“Sitiata e krijuar tani në këto kohërat e fundit ku po mbretëron një frikë e përzgjerimit të luftës nga ajo mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe në shtete tjera, po na e tërheqin vëmendjen në shumë aspekte tjera dhe në shumë raste po na rritet edhe doza e frikës, për lufta të mundshme e sidomos Kosova në situatën në të cilën gjendet me Serbinë, e cila situatë konfliktuoze gjithnjë do të prodhojë efekte shqetësuese të konfliktit të mundshëm mes neve si dy shtete, deri në pajtimin e plotë dhe njohjes reciproke mes këtyre dy shteteve që duhet të ndodhë”, ka thënë ai.

"Serbia po shton frikën për luftë"

Ai thotë se ndjenjën e frikës po e shtojnë sulmet e fundit të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në veri, të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit.

“Këtë ndjenjë tani po na e shtojnë edhe rastet sulmuese që po ndodhin ndaj policisë tonë në mënyra të ndryshme, sikur që nga data 13.04.2022 në forma të ndryshme është sulmuar policia kufitare në veri të Kosovës, dhe për tri ditët e fundit, policia kufitare në veri është sulmuar katër herë, dhe në mëngjesin e sotëm policia është sulmuar me armë zjarri të tipit AK-47, dhe rasti ka ndodhur derisa ishte ndërrimi në pikat kufitare, ku në veturat që u sulmuan ka pasur zyrtarë policorë shqiptarë por edhe serbë, këto sulme ishin nga armë zjarri të tipit AK-47 dhe me granatë dore. Dyshohet se këto sulme kanë ardhur nga brendësia e territorit të Serbisë rreth 200-300 metra, që për fat të mirë nuk pati të lënduar, duke e pasur parasysh atë teritor që automjeti ishte i blinduar, edhe që sikur e përmenda se struktura nacionale e policëve është e përzier dhe në mesin e tyre edhe në momentin e sulmit kishte shqiptarë dhe serbë në kryerjen e detyrave të policisë të përditshme që i kryejnë ata”, është shprehur eksperti i sigurisë.

Tërnava vlerëson se sulmet vijnë nga një grup i organizuar që ka qëllim ta pengojë Policinë në punën e saj dhe këto sulme janë si hakmarrje për mbylljen e rrugëve të kontrabandimit të pandërprerë që është bërë deri para disa ditësh.

“Prej datës 13 prill kishte pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, kjo na bën me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës në punët e tyre të deritashme, prandaj edhe në bazë të kësaj mund të dyshohet se këto sulme janë si hakmarrje për mbylljen e rrugëve të kontrabandimit të pandërprerë që është bërë deri para disa ditësh. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriqë në formë metalike për të penguar patrullat policore. Në sulmim e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur me 30 fishekë ndaj automjeteve të policisë. Ndërsa dje në mëngjes janë sulmuar drejtpërdrejt patrulla e policisë kufitare, sulmi është kryer me granatë dore dhe me armë zjarri, e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, të dy veturat e policisë janë dëmtuar teksa falë gjindshmërisë së zyrtarëve policorë dhe automjeteve të blinduara, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Goditjet shihet se kanë lënë gjurmët në xhamin e veturës te dera ku ishte goditur ajo pjesë që ka pasur për qëllim të frikësimit dhe arritjes të qëllimit të atij sulmi”, ka potencuar Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

Kosova t'i alarmojë aleatët

Më tej, ai shton se serbët po e shfrytëzojnë situatën në Evropë, derisa thekson se shteti i Kosovës duhet t’i alarmojë aleatët e saj, faktorin ndërkombëtar për këtë që po ndodhë.

"Këto sulme të parreshtura që po kryhen pandërprerë, e kanë një qëllim që mund të supozohet se sulmuesit po e shfrytëzojnë këtë situatë të luftës që po mbreteron në tërë Evropën, kurse qëllimi i këtyre sulmuesve është si rezultat i mbylljes së rrugëve kah janë bërë kontrabandimet e mallrave tregetare dhe kontrabandime të derivateve të naftës. Në bazë të këtyre veprimeve ndaj policisë, shteti i Kosovës duhet t’i alarmojë aleatët e saj dhe t’i njoftojë në detaje ndodhitë e sulmeve ndaj policisë së shtetit tonë, të zhvilluara këtyre ditëve. Me këto sulme ndaj policisë së Kosovës edhe faktori ndërkombëtar duhen ta japë kontributin e tij në këtë drejtim, dhe të kërkojë nga policia e Serbisë që të zbardhen këto sulme, dhe ndaj kryesve të këtyre veprave kriminale të ndërmarrin veprime ligjore, në të kundërtën nëse nuk ndërmerren përndjekjet deri në zbardhjen e këtyre rasteve, përgjegjësia për këto veprime sulmuese me armë të rrezikshme do t’i përshkruhen shtetit të Serbisë, sepse në të kundërtën sikur të kishte ndodhur e njëjta gjë që të sulmohet policia serbe në këtë mënyrë sikur që është sulmuar policia e Kosovës, ndoshta një veprim i tillë do të ishte shndërruar edhe në konflikt luftarak ndaj Kosovës, prandaj kërkohet që sa më parë të zbardhen këto raste të sulmeve ndaj policisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Por, sipas Tërnavës, qëllimi i Serbisë tani nuk është që ta sulmojë Kosovën por ta destabilizojë atë.

“Megjithatë qëllimi i Serbisë s’është në këtë moment që ta sulmojë Kosovën, por ta destabilizojë Kosovën. Prandaj për këtë ndodhi duhet të njoftohen institucionet ndërkombëtare si në Washingeton, Bruksel, në NATO e BE, në OSBE etj, që mos të ndodhin raste të tilla konfliktuoze të cilat mund t’i përkeqësojnë marrëdhëniet edhe ashtu të brishta që mbretërojnë që nga lufta e deri më tani”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Harullah Tërnava për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat