Sali Çekaj heroi i jashtëzakonshëm i Kosovës! “Serbët me turp do ta lëshojnë Kosovën”, profetizonte “Veterani”

Politika

Sali Çekaj heroi i jashtëzakonshëm i Kosovës! “Serbët me turp do ta lëshojnë Kosovën”, profetizonte “Veterani”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 19 prill 2022 Në ora: 20:26
Agim Ramadani, Anton Quni dhe Sali Çekaj

Sali Çekaj ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar.

Ai mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares, në Betejën e Loxhës dhe në disa beteja të Luginës së Baranit. Ishte njëri nga komandantët e rëndësishëm të Brigadës 134.

Ai ra dëshmorë më 19 prill 1999 në Koshare.

Por, që figura e tij ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencorë adekuat, e cila do të zbërthehej nga i gjithë kompleksiviteti i saj dhe të dali në pah e gjithë e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës.

Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe për ndikimin që ka pasur ky operacion në rritjen e besimit të popullsisë tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.

Ai ishte një institucionalist i përbetuar, dhe duke qenë jurist e dinte mirë se çfarë do të thoshte të veprosh si institucion apo si organizim i ri apo paralel me institucionet.

"Kurrë në jetën time nuk kam vepruar jashtë Institucioneve të Republikës së Kosovës", thoshte Sali Çekaj.

Po ashtu ai ishte i bindur se shqiptarët, në rrethanat kur do të kishin armatim të mirë dhe të mjaftueshëm, serbët do të iknin nga fronti, diçka si po bëjnë rusët sot në Ukrainë.

“Por në momentin që serbët do të ballafaqohen me forcat reale ushtarake të Kosovës, ata me turp do ta lëshojnë Kosovën. Dhe kjo ditë nuk është e largët”, thoshte Salih Çekaj duke treguar se vërtetë

Dëshmitë e bashkëluftëtarëve

Bashkëluftëtari i tij, dhe njëherësh aktualisht deputet i LDK-së, Anton Quni në një bashkëbisedim për “Bota sot” thotë se Beteja e Koshares ishte luftë kundër forcave të Serbisë, e jo e shqiptarëve mes vete.

Image
Anton Quni

Sipas tij, çdo dyshim largohet me dëshmitë e bashkëluftëtarëve, e në veçanti të gjeneralit Fadil Hadergjonaj.

“Kosharja ishte arenë e luftimeve të njësive të UÇK-se kundra forcave ushtarake të Serbisë, e jo luftë e shqiptarëve në mes vete.

Ne, bashkëluftëtarët e Sali Çekut, dëshmitar në Betejën e Koshares, në asnjë moment nuk kemi krijuar dyshime për natyrën e vrasjes. Dëshmitë e bashkëluftëtarëve, e në veçanti të gjeneralit Fadil Hadergjonaj, heqin çdo mundësi të manipulimit mbi të vërtetën e rënies heroike të Sali Çekut kundra forcave të Serbisë.

Çdo paraqitje ndryshe është e motivuar nga padituria apo me porosi për nxitje të vëllavrasjes”, deklaron deputeti Anton Quni.

Hoxha: Me Çekajn nuk kemi pas kohë as dëshirë të flasim për aktivitetet tona të paraluftës as për ato për të ardhmen

Kurse ish-komandanti i UÇK-së, dhe bashkëluftëtari, Hafir Hoxha thotë vetëm fjalë të mira për dëshmorin Sali Çekaj, duke shtuar se kishte energji pozitive dhe jepte angazhim maksimal për çlirimin e Kosovës.

Image
Hafir Hoxha

“Nuk kam njohuri më shumë se ju sa i përket vrasjes së dëshmorit Sali Çekajt. Ishte aktivist i çmuar kombëtar, gjatë luftës kishte energji pozitive, moral, dëshirë dhe angazhim maksimal për çlirimin e Kosovës”, thotë ai.

Hoxha kujton se gjatë bisedave me të ishin vetëm tema për punë, për stërvitje dhe aftësim sa më të mirë të ushtarëve.

Në momentin e rënies së Sali Çekajt dëshmor, Hoxha ishte në aktivitete të tjera luftarake dhe në përgatitje e stërvitje të luftëtarëve në regjionin e Kukësit.

“Gjatë bisedave dhe punës së përbashkëta kurrë nuk kemi pas kohë as dëshirë të flasim për aktivitetet tona të paraluftës as për ato për të ardhmen, pos për punët dhe aktivitetet aktuale në qendrat tona stërvitore, punën për stërvitje dhe aftësim sa më të mirë të ushtarëve, aktivitetet ditore për qendrat tona, vëzhgimi në kufi, përgatitjet për furnizim dhe futjen e luftëtarëve, armatimit e municionit në Kosovë. Momentin e rënies së tij dëshmorë unë isha në aktivitete tjera luftarake dhe në përgatitje e stërvitje të luftëtarëve në regjionin e Kukësit.

Lavdi bacës Sali dhe gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, përfundon Hafir Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat