Paralajmërohet intensifikimi i veprimeve të Serbisë në veri – ja kush mund t’i parandalojë aktivitetet ushtarake!

Politika

Paralajmërohet intensifikimi i veprimeve të Serbisë në veri – ja kush mund t’i parandalojë aktivitetet ushtarake!

Nga: A.M Më: 19 prill 2022 Në ora: 22:58
Policia e Kosovës në veri

Bota po vazhdon tash e sa muaj të përballet me pasojat që po ia shkakton lufta Rusi-Ukrainë. 

SHBA-të dhe shtetet tjera perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj presidenti rus, Vladimir Putin dhe shtetit të tij. 

Megjithatë, Putin nuk ka hequr dorë nga lufta dhe vazhdon të sulmojë, bombardojë, qytetet ukrainase, derisa nuk po i ndal as vrasjet dhe masakrat ndaj civilëve . 

Si të mos mjaftonte lufta në Ukrainë, tani po përflitet edhe për mundësitë e shpërthimit të luftërave të reja edhe në vendet e tjera të Evropës. 

Kësisoj, duke parë aleancën e ngushtë mes Putinit dhe Vuçiqit, nuk përjashtohet mundësia e përshkallëzimit të situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

E në lidhje me ndikimin e luftës së Ukrainës në Ballkan, në një intervistë për “Bota sot” foli kryeshefja e “Global Analytics”, Rumena Filipova. 

Image
Kryeshefja e “Global Analytics”, Rumena Filipova. 

Ajo tha se lufta e Rusisë në shtetin ukrainas është një nga sfidat më të mëdha dhe më të rënda me të cilat po përballet bota, që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Filipova komentoi edhe raportet e ngushta të shtetit rus me Kinën dhe Serbinë, derisa potencoi se pas qëndrimeve pro-ruse, angazhimi i Serbisë ndaj BE-së është sigurisht në pikëpyetje. 

Ndërsa, duke u bazuar në provokimet dhe sulmet se shtetit serb, paralajmëroi intensifikimin e ndikimit të tij në veri të Kosovës. 

“Serbia mund të intensifikojë ndikimin e saj në veri të Kosovës, jo vetëm si një mjet pazaresh në mosmarrëveshjet dypalëshe serbo-kosovare. Megjithatë, shpresojmë se kuadri evropian i rregullave dhe institucioneve që shtrihet gjithashtu në Ballkan do të parandalojë aktivitetet ushtarake”, deklaroi Filipova për “Bota sot”. 

*Intervistën e plotë me kryeshefen e “Global Analytics”, Rumena Filipova mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat