Kështu po merr fund loja e Beogradit

Politika

Kështu po merr fund loja e Beogradit

Nga: A.M. Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:59
Aleksandar Vuçiq, Vladimir Putin

Serbia po vazhdon me lojën e saj, sa me shtete perëndimore, sa me Rusinë dhe sa me Kinën.

Por, si duhet kësaj loje të Rusisë po i vjen fundi.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se kush janë miqtë e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

“U pa se dyllojshmëria e Beogradit është lojë dhe se ata janë miq të sigurt të Rusisë dhe të Kinës.

Kjo, u pa me armët që mori Serbia nga Rusia dhe Kina. Dhe,  në këtë vorbull, të çudit e dhëna, se si është e mundur që Serbia, mike e Rusisë dhe Kinës, të marr aeroplan luftarak nga "Franca". Shpresohet se është e pavërtetë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka treguar se si po merr fund loja e Beogradit.

“Sepse, kjo e rrezikon gjendjen dhe e bënë shumë të nxehtë dhe luftarake në Ballkan.

Por, me qëndrimin e senatoreve te SHBA-ve, të Berlinit dhe te Londrës, de-fakto po merr fund loja e Beogradit. Ose me perëndimin ose me Rusinë dhe Kinën”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat