“Vuçiqi dhe BIA po i japin urdhra Listës Serbe”/ Vjen thirrje për qeverinë Kurti – paralajmërohet ky rrezik!

Politika

“Vuçiqi dhe BIA po i japin urdhra Listës Serbe”/ Vjen thirrje për qeverinë Kurti – paralajmërohet ky rrezik!

Nga: A.M. Më: 26 prill 2022 Në ora: 22:00
Foto ilustrim-Policia e Kosovës në veri

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovë është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.

Mirëpo, ajo çfarë befasoi ishte reagimi i Listës Serbe, e cila e dënoi sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të fundit.

Përmes një komunikate iu bëri thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se vërshimet puro-arabe nëpër Kosovën evropiane, po e irritojnë në masë të atillë faktorin evropian dhe atë ndërkombëtar.

Madje, ai tha se përmes disa veprimeve po i ushqejnë serbët me argumente , për kryengritje të armatosur.

“Mjerisht kooketimi publik i kryeministrit me imam, vërshimi i Kosovës me defilime turko-arabe, gjithandej vendit dhe agresioni ushtarak i Rusisë imperialiste në Ukrainë, po i ushqejnë serbët me argumente të bollshme praktike, para botës, për kryengritje të armatosur dhe shkëputjen e veriut të vendit tonë nga Kosova, për t`iu bashkuar Serbisë okupatore, në emër të çlirimit të tyre, nga shteti islamik i Kosovës.

Madje edhe nëse oportunistët e shumtë shqipfolës, ende nuk duan ta pranojnë këtë argument të përditshëm, mjerisht është fakt i pamohueshëm, se vërshimet puro-arabe nëpër Kosovën evropiane, po e irritojnë në masë të atillë faktorin evropian dhe atë ndërkombëtar, sa që një pjesë e madhe edhe e atyre vendeve që na çliruan nga Serbia, kanë filluar të binden se shqiptarët nuk janë të interesuar për shtet”, deklaroi analisti.

E duke u bazuar në këtë, Qarri kritikoi qasjen pro-arabe, pasi sipas tij so t’i kushtojë shumë Kosovës.

Ai e sheh me shumë frikë dhe plot pasiguri të ardhmen e atdheut tonë.

Kështu që zhvillimet e tilla të huaja dhe anti-kohë, turko-aziatike në truallin e Evropës, në vetëm pak vite, kam shumë frikë, se do t’i bëjnë të pranueshme edhe sulmet e bandave serbe, kundër forcave të policisë së Kosovës, si dhe veprimet e armatosura të këtyre bandave, së shpejti do të shihen, si përpjekje të serbëve për çlirim nga forcat islamike në zemër të një vendi evropian, si Kosova.

Edhe vet ne që jemi lindur dhe rritur në Kosovë, kur vërejmë gjithë këto defilime turko-arabe, në vendin tonë evropian, duke uzurpuar edhe rrugët e sheshet publike të Kosovës, në emër të "iftareve", ku prania ndërkombëtare është më e madhe se në cilin do vend tjetër në rajon, përveç Bosnjës, e shohim me shumë frikë dhe plot pasiguri të ardhmen e atdheut tonë-Kosovës të çliruar vetëm para rreth 23 vitesh nga SHBA, NATO dhe shtetet më të fuqishme evropiane”, theksoi ai.

Në vazhdim, analisti komentoi sulmet që po iu bëhen Policisë së Kosovës në veri dhe reagimin e çuditshëm të Listës Serbe.

Ai beson se dënimi i sulmeve ndaj policëve në veri të Kosovës, nga ana e Listës Serbe është vetëm një veprim i porositur nga Vuçiqi dhe BIA.

“Kurse sa i takon Listës Serbe, ajo ashtu siç deklaronte, vetëm para pak vitesh se nuk do të lejoheshin forcat e Policisë së Kosovës në Veri edhe tani është e porositur nga Aleksandër Vuçiqi dhe BIA e Serbisë, që aktualisht të bëjë sikur dënon sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, siç veproi edhe sot përmes një komunikate, kinse edhe duke u bërë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje, në mënyrë që shteti i Kosovës të vazhdojë të heshtë, kryeministri Kurti të vazhdojë të pres e përcjellë imamë, përderisa forcat "kryengritëse" serbe, të barrikadohen sa më mirë, për kryengritje të njëmendtë në veri të Kosovës.

Prandaj i gjithë ky aktrim i Listës serbe, bëhet me qëllimin që të krijohet huti dhe shteti i Kosovës, të mos ndërmarr masat e duhura, kundër grupeve të armatosura serbe, të cilat, duhet pranuar se tanimë, po veprojnë lirisht në këtë pjesë të vendit tonë”, nënvizoi Qarri.

Krahas kësaj, ai potencoi se deklarata e subjektit serb po ndodh ë në sinkron më propaganda e fuqishme të Rusisë në Ballkan.

Duket se në Kosovë vërtetë ka forca, të cilat me apo pa vetëdije, e duan vazhdimin e lojës me tradita e adete të huaja arabe, përderisa të mos arrihet krijimi i njësiteve të njëmendta guerile serbe, për të shpallur edhe kryengritjen zyrtare të në atë pjesë të vendit tonë, në emër të "çlirimit" të tyre nga shteti islamik i Kosovës, gjë që jo vetëm se do të propagandohej dhe mbështetej fuqishëm nga Rusia zyrtare, por edhe bota është bindur, se Kosova po u jep vet material grupeve kriminale serbe, duke mos u sjellë si shtet, por si "provinca" e Kandaharit në Evropë.

Ndaj deklarata e sotme e Listës Serbe, nuk është kurrfarë befasie, njëjtë siç nuk janë fare befasuese as sulmet e armatosura të grupeve kriminale serbe në veri, dhe që të gjitha po ndodhin, jo vetëm në koordinim të ngushtë me vendet që nuk ia duan të mirën Kosovës, por edhe në sinkron të plotë me zhvillimet më reja në rajonin moldav të Transnistrias të banuar me rus dhe të mbështetur nga Rusia, në përpjekje për të përshkallëzuar tensionet, në një hapësirë sa më të gjerë gjeografike, përfshi edhe Kosovën”, shpjegoi analisti.

Madje, Qarri konsideron se deklaratat e Listës Serbe nuk janë më vetëm lojë diplomatike, por edhe akte për t’u përgatitur sa më mirë për kryengritjet.

E duke qenë se Kosova, edhe ashtu ka nisë të shihet si shtet islamik në mes të Evropës, manifestimet megalo-islamike në vend dhe agresioni rus në Ukrainë, po i ushqejnë serbët me të madhe me vendosmëri, e pse jo edhe me fakte të cilat po ua ofron vet Kosova me defilimet islamike, që të ngritën, jo vetëm kundër policisë, por siç po përflitet nëpër kuloare në perëndim, ekziston rreziku real që ta shpallin edhe kryengritjen për çlirim nga shteti islamik.

Ndaj prononcimet e Listës Serbe, nuk janë më vetëm lojë diplomatike, por edhe akte për të futur huti dhe fituar kohë, që kryengritja e mundshme e serbëve, të përgatitet sa më mirë dhe me sa më pak pengesa nga organet e rendit dhe ato të sundimit të ligjit në Kosovë, gjë që dëshmon edhe fakti se shpërthimet e mëdha, që ndodhën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Transnistria, ndodhën pothuajse njëkohësisht me sulmet e armatosura të bandave kriminale serbe në veri, ndaj policisë së Kosovës”, vlerësoi ai.

Në fund, analisti kritikoi institucionet e vendit për qasjen islamike dhe kërkoi që të distancohen, përndryshe do t’ia hapin rrugën serbëve për të realizuar kryengritjet e tyre.

“Dhe përderisa Kosova me fajin e saj, edhe nga perëndimi, ka nisë të shihet si shtet islamik në mes të Evropës, përveç agresioni rus në Ukrainë, është vërshimi i manifestimeve megalo-islamike në Kosovë, ai që po i ushqejnë serbët me të vendosmëri e pse jo edhe me argumente, për "frikën" e tyre nga islamizmi, të cilat po ua ofron vet Kosova, që ta shpallin edhe luftën për çlirim nga shteti islamik, ndaj prononcimet e Listës Serbe, nuk janë më vetëm lojë , por edhe akte për të fituar kohë, që kryengritja e serbëve, të përgatitet sa më mirë dhe me sa më pak pengesa nga organet e rendit dhe të sundimit të ligjit të shtetit të Kosovës, e cila faktet po tregojnë se nuk brengoset për mbarëvajtjen e shtetit, por më tepër është e preokupuar me aranzhime iftaresh, që të marr pamje sa më arabe”, përmbylli Gani Qarri “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat