Abazoviq të angazhohet në integrimet proevropiane

Politika

Abazoviq të angazhohet në integrimet proevropiane

Nga: A.Z Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:22
Dritan Abazoviq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth zgjedhjes së Dritan Abazoviqit kryeministër në Mal të Zi.

Bajqinovci theksoi se e mira e kësaj, është që tani kanë një qeveri pro evropiane.

Madje sipas tij, Abazoviq duhet të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Image
Mefail Bajqinovci

“Mendoj që për Kosovën e rëndësishme është stabiliteti i Malit të Zi. Mirë është që në Mal të Zi është një qeveri pro evropiane, dhe kjo do të thotë shumë që forcat pro ruse dhe pro serbe të mos kenë ndikim në Mal të Zi.

Mbetet të shihet angazhimi i Z.Abazi për integrimet proevropiane si dhe të drejtat e shqiptarëve. Besojmë shumë që qeveria e re do të marrë rrugën e perëndimit që të pengohet ndikimi i rus, i cili është prezent në Mal të Zi”, ka potencuar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat