Abazoviq kryeministër në Malin e Zi/ Analisti ka disa fjalë për politikanët shqiptarë

Politika

Abazoviq kryeministër në Malin e Zi/ Analisti ka disa fjalë për politikanët shqiptarë

Nga: M.H. Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:59
Dritan Abazoviq - kryeministër i Malit të Zi

Të premten që po lëmë pas në Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi si kryeministër një shqiptar.

Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi me 45 vota u zgjodh Dritan Abazoviq, ndërsa kundër ishin vetëm tre deputetët socialdemokratë.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofol. Abazoviq bëri betimin pas marrjes së besimit.

Urimet e menjëhershme nga liderët e Kosovës filluan duke e parë një hapë shumë pozitivë mes shqiptarëve.

Ndërsa analisti politik, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se shumë politikanë po dëshirojnë ta shohin Aabzoviqin si një shqiptarë mirëpo që i njejti nuk është shfaqur me një parti shqiptare.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, shumë shqiptarë do të donin që Abazoviq të ndryshoj mbiemrin e ta bëj “Abazi”.

Politikanët shqiptarë që e urojnë Dritan Abazoviqin duan ta shtojne tek vetja e tyre dashurinë për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë në Kosovëe e Shqipëri.

Por Dritani nuk është se u shfaqë si shqiptarë me një parti shqiptare, ai është qytetar malazezë dhe entuaziazmi 9 i shqiptarëve dhe brohoritjet për ta bërë me zor me shumë shqiptarë se sa është, kërkojnë t’ia ndrrojnë mbiemrin nga Abazoviq në Abazi”, u shpreh Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat