“Ballkani Perëndimor në rrezik”/ Këto janë dy shtetet që po armatosen për një skenar të mundshëm lufte!

Politika

“Ballkani Perëndimor në rrezik”/ Këto janë dy shtetet që po armatosen për një skenar të mundshëm lufte!

Nga: M.H. Më: 2 maj 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Tensione të mëdha po vazhdojnë në Ukrainë nga lufta si pasojë e agresorit rus.

Sulmet dhe bombardimet nuk po lejojnë ukrainasit “të marrin frymë”, ani pse thirrjet për të u ndaluar kjo luftë po vazhdojnë nga udhëheqësit botërorë, përcjell “Bota sot”.

Kjo luftë ka arritur të sjellë destabilizim në gjithë botën duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Në lidhje me këtë gjendje të krijuar në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se paqja në botë është duke u rrezikuar nga Rusia dhe Kina, pasi të njëjtat janë të armatosura mjaftë shumë duke mos harruar që kjo e fundit nuk ka dënuar agresionin rus.

Image
Muhamet Kelmendi

Paqeja në botë është në rrezik prej Rusisë dhe Kinës. Këto dy shtete janë të armatosura dhe zënë vendin e dytë dhe të tretë të vendeve më të armatosura në botë. Tash kemi agresionin rus mbi Ukrainë. Veç kësaj, Rusia është shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, në Siri, në Afrikën Qendrore, në Azi dhe në disa vende të ndryshme të Amerikës Latine. Kina po përhapet shumë në Afrikë, në Azinë Jugore dhe në drejtim të Japonisë, në Amerikën Latine etj. Hapur ka kërcënuar Tajvanin. Në veçanti rreziku po rritet me raportet e ngushta midis Rusisië dhe Kinës. Këto dy shtete po bashkëpunojnë ngushtë në fushën ekonomike, ushtarake dhe në fushën e teknologjisë . Kina nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe po e përkrah dhe furnizon Rusinë me mjete rezerevë”, u shpreh ai.

Profesori thotë më tej që Serbia është e varur nga Rusia pasi gjithë furnizimet i ka nga ajo dhe nga ato rrezikohet Kosova e Bosnja e Hercegovina.

Fakt është se Serbia është armatosur shumë. Armët i ka kundër shteteve tjera. Serbia nuk i përkrahi sanksionet e botës demokratike kundër Rusisë. Është tërësisht e varur nga Rusia. Armët, financat, gazin dhe ekonominë e vendit e ka kryesisht ruse. Nga kjo varësi koloniale po rrezikohet shumë Ballkani Perëndimor. Në radhë të parë është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Prapa nuk është as Maqedonia Perëndimore dhe Mali i Zi. Mendohet se në situata të rrezikshme për Rusinë, fjala është për mossukseset e Rusisë në Ukrainë, mund të vijë deri te konfliktet në Ballkan”, thotë profesori.

Në fund, profesori shton që paqja është kështu në rrezik, lufta botërore shpërthen dhe se agresioni rus ndaj Ukrainës ka bërë ndryshime të mëdha në rregullat e lojës.

Ky rrezik është aktual në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo, veprime ushtarake dhe kriminale mund të bëhen edhe në Siri nga rusët, sikundër edhe Afrikën Qendrore dhe në Amerikan Latine, në Venezuela. Kësaj mund t’i bashkohet Kina në veprime ushtarake në Detin Kinez, kundër Tajvanit e në Afrikë. Paqja është kështu në rrezik. Lufta botërore shpërthen. Agresioni rus ndaj Ukrainës ka bërë ndryshime të mëdha në rregullat e lojës. Tash kemi konflikte të hapura ushtarake. Në njërën anë, është SHBA në botën Perëndimore dhe në anën tjetër, është Rusia dhe Kina. Kjo ndarje është bërë e dukshme dhe ka marrë karakter luftarak. Priten rreziqe edhe më të mëdha”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat