U cilësuan si “kupola e krimit të organizuar”/ Analisti nga Amerika me akuza për Thaçin, Limajn e Haradinajn: Vetëm mercenarët plaçkitin shtetin e tyre

Politika

U cilësuan si “kupola e krimit të organizuar”/ Analisti nga Amerika me akuza për Thaçin, Limajn e Haradinajn: Vetëm mercenarët plaçkitin shtetin e tyre

Nga: N. Sh. Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:57
Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe Veseli

Në çdo raport ndërkombëtar të publikuar për Kosovën, por edhe në raportet brenda shtetit, është shkruar për krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Së fundmi edhe raporti i Freedom Hose raportoi për disa figura të larta të shtetit të Kosovës, që ishin të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Ndër të tjera në raportin e Freedom House 2021 thuhet se, “figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”.

Për këtë çështje, ka folur prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se, në këtë raport u dalluan dy figura  që i dhanë vulë për të keq të gjitha procesve gjatë transicionit ne Kosovë.

“Ata janë Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj të cilët u cilësuan me plot të drejtë si ‘kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë’. Kosova në kuptimin e fjalës konsidrohet si xhungël e padëpërtueshme e korrrupsionit dhe krimit të organizuar i cili nuk është luftuar jo sa duhet por hiç fare, sidomos ka lulëzuar në nivelet e larta të udhehejës për këto dy dekada”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, korrupsioni në Kosovë ishte në thumb të kritikes në çdo raport vjetor të suksesit në Departmenin e Shtetit në SHBA por edhe në raportin e suksesit në BE.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Fill pas çlirimit të vendit nuk kishte interes të duhur në ndrtimin e vendit por “lufta” e pasluftës e “çlirimtarve” ishte në drejtim të pasurimit të tyre në emër të luftës. Është e çuditeshme kur “çlirimtari” bëhet hajn dhe plaçkitës i shtetit pas luftës. Kështu verpojnë vetëm mercenarët në të gjitha vendet e botës kur shiten për të luftuar në ndonjë vend. Por të luftosh për vendin tënd dhe ta plaçkitësh atë deri në palcë pas luftës është diçka e tmershme, hipokrite dhe më shumë idioteske dhe kriminele”, shton ai.

Ai thotë se Thaçi, Haradinaj, Mustafa e Limaj i kanë bërë dëm të madh shtetit të Kosovës.

“Të apostrofuarit Hashim Thaçi, Ramush Haradinajt, Isa Mustafa, Fatmir Limaj e shumë të tjerë i kanë bërë dëme të mëdha Kosovës duke ia shkatërruar edhe sovranitetin dhe integritetin territorial, kështu vepruan kur e bën krimin me makabër kur ia shiten apo falën Çkorrin me 8200 hektar Malit të Zi, kështu vepruan kur nënshkruan marrëveshje antikushtetuese  për “Asociacionin”, kështu vepruan me atë lecken “fusnotë” kur ia vuan shtetit të pavarur të Kosovës, kështu vepruan me dialogun mbi dhjetëvjeçar me Serbinë duke nënshkruar marrëveshje paqavra të pavleshme, por edhe që e prekun integritetin territorial të vendit duke hyrënë dialog pa kushte, pa kërkim falje për gjenocid, pa kërkesën e separatcioneve të luftes kur Kosova veç ishte bërë tokë e djegur, kështu vepruan edhe për çudin më të madhe kur edhe përkundrejtë të gjitha këtyre të këqijave dhe dëmeve që ia kishte bërë Kosovës Serbia presidenti i jonë i “famshëm” Hashim Thaçi me Baton Stanishiqin duke e nxjerrë Kosovën në pazare me Serbinë sikur ajo të ishte ndonjë lopë e jo shtet i larë dhe i fituar me gjak të dëshmorëve, doli me iden se Kosova duhet të ndahet me Serbinë, por edhe atë me atë “mençurin” e Hashim Thaçit se po u deshka sa më shpejtë më u pajtu me Serbinë pa asnjë kusht”, thotë tutje Maxharraj.

Ai tutje shton se, kështu vepruan në emër të korrupcionit kur i rrëzuan shtyllat kryesore të shtetit si ekonominë, shëndetësinë ku nuk kishte as ilaçe për pacient.

“Kështu vepruan edhe me arsimin të cilën e ç’vlerësuan deri në maksimum duke hapë për inters të tyre edhe fakultete dhe Universitete edhe nëpër lagje të Kosovës, kështu vepruan të korruptarit edhe kur morën diplama false, të bleme nga fakulteti qe s’kishin qenë kurrë e deri te diplomat false të magjistraturës dhe doktoratures, kështu ata të korruptuarit, pushtetarët të dalë nga lufta të cilët para lufte as emrin e vetë nuk dinin ta shkruan siç duhet”, potencon analisti politik.

Sipas tij, hajnia e tyre nuk u ndalë për asnjë çast duke plaçkitur çdo gjë që u vinte përdore.

“Më së shumti përmes privatizimit familjarë të aseteve të rëndësishme ekonomike të shtetit duke bërë pazare me tokat e shtetit te cilat iblenin me tre dollarë arin e duke e shitur për 6 mijë euro. Por, kupola e krimit të oranizuar ishte fuqishëm i lidhur me njerëzit e Vuçiqit në Veri të Kosovës ku bëhej kontrabanda më e madhe. Atje korrupsioni i lidhete te gjithë pa dallim kombi dhe feje, ishin bërë bashkë si Zvonko Veselinoviq, Zhelko Veselinoviq, Milan Radojçiq, Goran Rakiq etj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Harajdinaj dhe 16 kriminelë serbë të krimit të organizua me 24 subjekte të tyre ekonomike u shpallën  persona “non grata” nga thesari  i SHBA që vepronin në bashkëpunim me shqiptarët”, thotë ai.

Profesori thekson se, të gjithë këta duhet të japin llogari një ditë kur drejëtsia të vije në vend.

“Kështu pushtetarët, komandantë të dalë nga lufta, në emër të luftës së shpejti u bënë pasanik me pasuri enorme milionëshe, me pallate e shtëpia marramendëse, me toka të medha të shtrira anë e mbanë Kosovës pa i dhënë lloagri askuajt sepse ata vetë kishin instaluar një sistem të tillë të prokurorisë dhe gjyqesisë që nuk guxonte askush ti prekë, ti trazoi”, thotë Maxharraj.

Ai shton se këta politikanë duhe të ndjeken penalisht.

“Kjo ka qenë e ditur, por këto ditë këtij populli të varfër nga plaçkijtet e pushtetarëve të tyre të cilët edhe po e detyrojnë të ikë nga vendi nga skamja e mjerimi për të ua hapë syt u bëri në dijeni edhe Freedom House, se këta pushtetarë hajna, plaçkitës të shtetit jo që duhet përkrahur dhe votuar por duhet me i ndjekë penalisht që të jepin llogari para pushtetit të ri në Kosovë i cili anipse ka një vit qe është neë pushtet po bënë te pamundurën për luftimin e krimit te organizuar, për çkapjen e shteti i betonuar nga kupola e krimite të organizuar pothajse në çdo pore të shtetit”, thekson profesori.

Në fund, ai shton se këta të korruptuar, e sidomos ‘kupola e krimit të organizuar duhet sa më parë të ndiqen penalisht, të arrestohen dhe të gjykohen para drejtësisë për veprat e tyre krimineli lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat