Si e rekruetoi UDB-ja dhe shërbimet tjera Hashim Thaçin? Halil Geci: Ja me urdhër të kujt u bë atentati ndaj Rugovës – Cili ishte amaneti i Rugovës?

Politika

Si e rekruetoi UDB-ja dhe shërbimet tjera Hashim Thaçin? Halil Geci: Ja me urdhër të kujt u bë atentati ndaj Rugovës – Cili ishte amaneti i Rugovës?

Nga: N. Sh. Më: 25 maj 2022 Në ora: 19:07
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se argjenturat e UDB-së serbe, shërbimet tjera dhe ai francez Kosovës ia servuan tradhtarët për hero.

Geci thotë ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, se dëmi më i madh që iu shkaktua Kosovës, është atëherë kur presidenti historik Ibrahim Rugova ndërri jetë dhe la një vakum institucional dhe politik të pariparueshëm

Kjo përshkak se kur ishte gjallë Rugova nuk kishte mundësi të hynte asnjë shërbim i huaj që të përçaj.

Megjithatë Geci thotë se, edhe pse vriteshin njerëzit e LDK-së nga këta që po akuzohen nga Gjykata Specialen dhe i bënë atentat atij, ai shpëtoi.

Geci shkruan se, amaneti i Ibrahim Rugovës ishte që Hashim Thaçin ta mbanin sa më larg pushtetit, duke shtuar se kështu nuk ndodhi me pasardhësit e LDK-së.

Shkrimi i plotë:

Image
Halil Geci

Si na i përgatiten dhe serviruan agjenturat e asaj kohe UDB-ja Serbe dhe DEGS francez por edhe shërbimet tjera anti shqiptare  tradhtarët për hero

Ata që do t’i prekë mallkimi i historisë ata do të jenë të humburit

Unë në shkrimet e mia jam munduar tua themë gjithmonë të vertetën, duke u munduar t’i denoncojë publikisht emrat e atyre shitësve që i bënë dëme të vazhdushme atdheut tonë të shtrenjet.

Dëmi më i madh Kosovës ju ka shkaktuar, atëherë kur Rugova ndërroi jetë, ai la një vakum institucional politik të pariparueshëm, ngase për së gjalli te ti nuk kishin mundësi t’i fuste hundët asnjë  sherbim, që ta përçaj këtë vend, edhe pse vriteshin njerëzit e LDK-së, mu nga këta që sot po akuzohen nga Gjykata Speciale e Kosovës që vetë e kan formuar, dyshohet se pikërisht me urdhër të tyre  Rugovës i bënë atentat, por Zoti e shpëtoi.

Edhe pse këta e shanin dhe e kërcënonin me vdekje, Rugova prap i afronte afër vetes, duke i marrur me të mirë, dhe duke ju thënë shtëpia mbahet edhe me meshkuj të këqij, çfarë të bëjmë thoshte Rugova i madh, tanët janë!

Pasardhësit politik të LDK-së, pas ikjes së Rugovës nuk ju përmbajtën amanetit të tij. Amaneti Rugovës ishte: që Hashimin ta mbanin sa më larg pushtetit.

Por fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, por ndodhi, që se cili lider që erdhi dhe shkoj në krye të LDK-së, nuk e përfillte amanetin e tij, ata e bënën të kundërtën, ata mezi që priten ikjen e tij, dhe me turr e vrap i ranë në prehër Hashimit si kurvat kur t’i merr malli për k... dhe ja ku e sollën LDK-në në 12% kurse shtetin në buzë të falimentimit.

Image
Takimi i Hashim Thaçit me agjentët francez

LDK-ja nuk ka ndryshuar asgjë, shkoj Lumezi erdhi Elezi..!

Lum Brava i LDK-së është servim i të njëjtës gjellë, ashtu siç është servim i PDK-së Memli i mulla Milazimit....!

Kështu qe në momentet dhe situatatë më delikate, kur në krye të institucioneve erdhën njerëzit e pa ditur, dhe shumë të dyshuar nga shërbime të dyshuara, mu atëherë kur në bisedime dhe marrëveshje me Serbinë na duheshin ekipe profesonistësh të lëmive të ndryshme, e jo sakaqegji me emra çlirimtarësh të pa ditur e zuzar e të shitur, e tradhtarë, duke na i serviruar shërbimet e huaja si atdhetar, kinse pa ta s’ka marrëveshje, pra disa nga këta zuzar e të shitur të sherbimet e huaja si psh. polari dhe rrethi i tij, ku dihet botërisht se ishte i rekrutuar dhe shitur te Agjenti i DEGS-it  Francez, te dhënderri i Serbisë Arnaud Danjean, gjithashtu dhe vëllau i tij Gani Polari te UDB-ja Serbe...! I cili dyshohet se e spiunoi Familjen e Madhe Jashari deri në varrë.

Pikërisht këto shërbime na i përgaditën, dhe na i serviruan, dhe na i avansuan shumë kohë më parë, qysh para fillimit të luftes. Vazhdon...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat