Halil Geci: Atentatet ndaj aktivistëve të LDK-së dhe vëllezërve Geci, dyshohen kuqeloshat e LPK-së dhe Polari i Brojës

Politika

Halil Geci: Atentatet ndaj aktivistëve të LDK-së dhe vëllezërve Geci, dyshohen kuqeloshat e LPK-së dhe Polari i Brojës

Nga: N. Sh. Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:54
Vëllezërit Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur përsëri për tradhtarët e Kosovës.

Ai në këtë shkrim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, thotë se në kohën e luftës në Kosovë, Serbia kishte formuar strukturën e saj të spiunazhit me në krye siç thotë ai ‘Polarin e Brojës’.

Geci shkraun se, kur vëllezërit Geci iu bashkuan Adem Jasharit kishte tradhtarë të Kosovës, të cilët i etiketonin si shpiuna të Ibrahim Rugovës dhe më vonë filluan atentatet kundër tyre dhe përkrahësve të LDK-së.

Në këtë shkrim Geci shkraun se, këto shërbime të huaja anti shqiptare, arritën t’i vendosin këta tradhtarë së pari në krye të UÇK-së, për ta kontrolluar UÇK-në, pastaj në krye të Qeverisë, për ta kontrolluar qeverinë, e në fund edhe në krye të shtetit si President, për ta kontrolluar pikë per pikë situatën politike.

Ai tutje shprehet se vrasjet politike ishin të porositura nga këto grupe tradhtare dhe bashkëpunëtorë të armikut.

Geci thotë se kur erdhi koha për të nënshkruar zhbërjen e Kosovës nga Hashim Thaçi, ishin prokurorët amerikanë që e ndaluan hovin dhe e kthyen nga Viena për të dërguar në Hagë.

Shkrimi i plotë:

Kur Millosheviqit filloi t’i rreshqas Kosova nga dora, Ibrahim Rugova me rreshtimin e tij politik filloi ta tërheq zvarrë Serbinë drejt humneres.

Në atë kohë Serbia veç e kishte formuar strukturën e tyre të spiunazhes në krye me Polarin e Brojës dhe ekipa e tij që dikur kishin hyrë në grevë urie në Gjermani duke protestuar pse po rrëzohet muri i Berlinit.

Me kalimin e kohës këta spiuna e kyqelosha të LPK-së gjeteën mbështetës edhe në LDK si psh. te Bujar Bukuroshi, Isa Mustafa, më vonë edhe Lluto Gellti, Gimo Mutaqi, dhe krejt vonë ju bashkëngjiten edhe defatoret dhe tupangjitë e LDK-së kurse PDK-ja ishte komplet strukturë e Hashimit dhe rrethit të tij, që edhe sot e mbajnë dhe e mbrojnë me fanatizëm tradhtinë kombëtare të këtij mostrumi dhe rrethit të tij....!

Kur njësitet guerile të Adem Jasharit filluan aksionet, përkrah kësaj guerilje që udhëhiqej nga Ademi Jashari ishim edhe ne Vëllezërit Geci, por me grupe kuqloshash të Ibrahim Kelmendit e Hashim Thaqit të cilët kishin bashkuar reth vetes hajna, e nuk na bashkonte as pushka as ideolegjia.

Ademi sikur e mbante njëfar lidhje ngase sipas Ti na duheshin luftëtarë, që ia kthejnë pushkën shkaut.

Me Legjendarin ishim në një vi të djathtizmit plus dajallar dhe nipa…!

Neve vëllezërve Geci këto grupe kuçloshash na quanin shpiuna të Ibrahim Rugovës, pikërisht këto grupe filluan propogandën kundër neve, ku në mesin e zjarrit kur Kosova digjej filluan atentatet kundër neve, dhe shokëve dhe përkrahësve të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, duke na i vrarë shokët dhe duke na plagosur dy vëllezërit tonë…!

Serbia dhe spiunet e saj ishin në teren, çdo gjë Serbia kishte nën kontrollë ngase spiunët e rekrutuar nga DEGS Francez dhe UDB-ja kishin dëpertuar thellë në UÇK dhe në masen e gjerë të popullësisë.

Në atë kohë këto grupe kishin filluar të sjellnin armatime të lehta, nga Shqipëria, armatimin që e sillnin këta individ që sot i mbanë Haga, ua shpërndanin vetëm njerëzve të tyre.

Këto grupe të vogla të LPK-ucave njiheshin në Kosovë si Marksist -Leninist, menjëherë filluan të distancohen nga Adem Jashari, dhe Ibrahim Rugova, ngase edhe njëri edhe tjetri kishin rreshtim Amerikano-Perndimorë.

Disa nga këto stervina të LPK-ucave që perdoreshin nga UDB-ja serbe dhe DEGS-i francez perdoreshin si letër e tualetit, për interesin Serbisë.

Po të njëjtat shërbime duke mos i përjashtuar edhe shërbimet tjera anti shqiptare  arritën t’i vendosin këta tradhtarë së pari në krye të UÇK-së, për ta kontrolluar UÇK-në, pastaj në krye të Qeverisë, për ta kontrolluar qeverinë, e në fund edhe në krye të shtetit si President, për ta kontrolluar pikë per pikë situatën politike.!

Vrasjet politike të porositura pikërisht nga këto grupe së pari i etiketonin atdhetarët si tradhtar dhe bashkëpunëtorë të armikut dhe pastaj i vrisnin. Të gjitha këto të dhëna i kishin të dokumentuara  shërbimet për të cilat punonin këta spiun, ku sot po dyshohen si kriminelë në gjyqin e Kosovës me seli në Hagë ...!

Paramendoni kur spiuni dhe i shituri i atdheut e vret atdhetarin si bashkëpunëtorë të armikut...

Kjo ishte politika e Enver Hoxhes i cili së pari i etiketonte si agjent Grek apo Jugosllavë e pastaj i vriste.

Kur dihet botërisht se vetë Enver Hoxha ishte i shitur te Jugosllavët.

Të cilin vet çentnikët e Beogradit e kishin vendosur në krye të shtetit njësoi sikur që e vendosen Hashimin dhe Isen në krye të Kosovës.

Polari Brojes dhe Xhorxhi i Amerikës, si dhe ISA spiuni së bashku shokët e tij që i kishte sjellur nga Rinveti si ndihmaqar me “Lumin e rruar”, Avdullah Kotin, Luto Gelltin Gimo Mutaqin, si dhe defatoret dhe tupangjitë e LDK-së ata që thonin ishalla vjen Serbia deri te Xhamia e Madhe në Prishtinë, e kishin shpalosur gjoksin dhe fryheshin si qurana thuaja se Kosova është pronë e tyre...!

Isa, Hashimi dhe rrethi i mbështetësve të të dyja partive të LDK-së dhe PDK-së e nuk i shkonte mendja se ishin nën vëzhgim të vazhdushëm Gjermano-Amerikan.

Kur u erdhi koha që nipi i popit Radisllav të nënshkruaj zhbërjen e Kosovës, ashtu siç e dokumentojë vetë Pallmeri në prani të gazetares boshnjake dhe nusës të Kosovës Amira Čudič, dhe ne të nisur për tradhti, pikërisht prokurorët Amerikanë ia ndaluan hovin kryetradhtarit nga Broja dhe e kthyen nga aeroporti i Vienes dhe i thanë hajde në Hagë se ke vra shqiptarë.

Kurvat e të dya partive gratë dhe burrat si dhe defatoret dhe tupangjitë e Isa Mustafës, të përmendurit ma lartë mbeten me brisqi ne dorë duke ja rruar “Këmben” Isës, pikërisht atij Isës që i thonin t’i je në politikë si Maradona në futboll, pas ikjes së Isës po ja rruajnë “Këmben” Ises të vogël, Lul Bravës të LDK-së..!

Mu këta tradhtarë që e sollën Kosovën buzë fundosjes totale, sikur ke duke e  përbirë  vrima e zezë e Kosmosit po të mos intervenonte Amerika dhe Gjermania për tua bërë vendin në quzkë ....! Vazhdon

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat