Nga militarizimi me armë moderne deri tek betimi për Kosovën/ Zbardhen qëllimet famëkeqe të Vuçiqit për destabilizimin e Ballkanit

Politika

Nga militarizimi me armë moderne deri tek betimi për Kosovën/ Zbardhen qëllimet famëkeqe të Vuçiqit për destabilizimin e Ballkanit

Nga: A.SH Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:43
Aleksandar Vuçiq duke bërë betimin në mandatin e dytë si president i Serbisë, Beograd, 31 maj 2022.

Sot Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë betimin për mandatin e radhës si president i Serbisë.

Ai gjatë betimit përmendi edhe Kosovën, duke thënë “Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

E për këtë, deri tani nuk ka pasur reagime nga udhëheqësit tonë.

Juristi Muhamet Kemlendi për “Bota sot” ka thënë se në kushtetutën serbe ende qëndron “Kosova është pjesë e shtetit serb”.

Ai deklaron se në bazën juridiko-kushtetuese është edhe veprimi i pandërprerë luftarak i Beogradit ndaj Kosovës. Në këtë bazë është edhe organizimi i bandave kriminale serbe në Kosovë, e që janë edhe grupe kriminale ruse të "Vrangelit".

“Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga pushtimi i sërishëm i Kosovës. Në vet Kushtetutën serbe, pikërisht në preambulë, qëndron " (...) Kosova është pjesë e shtetit serb (...)". Mbështetur në bazën juridiko-kushtetuese është edhe veprimi i pandërprerë luftarak i Beogradit ndaj Kosovës. Në këtë bazë është edhe organizimi i bandave kriminale serbe në Kosovë. Tash kanë ardhur edhe grupe kriminale ruse të "Vrangelit". Ato mendohet se janë brenda në Kosovë, kryesisht në komunat serbe dhe në veri të Republikës. Priten veprime kriminale”, thotë ai.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Me këtë betim që bëri presidenti serb, Kelemndi nënkupton se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova, e poashtu se ajo rrezikon paqen në Ballkan.

“Betimi i tashëm i krye kriminelit serb, Aleksander Vuçiqit, këtu e ka bazën. Me betimin e tillë të Vuçiqit, duke u zotuar të ruaj shtetin serb, në përbërje të të cilit, gjindet e shprehur qartë edhe Kosova, u vazhdua pretendimi territorial ndaj Kosovës. Kështu u tregua se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova. Natyrisht se me këtë qartë vërehet se kush e rrezikon paqen në Ballkan.

Dhe, në fakt, militarizimi me armë moderne i Serbisë qoftë me altileri, qoftë me raketa të ndryshme, qoftë edhe me avion, pikësëpari, bëhet për ripushtuar Kosovën. Pretendimet okupuese dhe neokoloniale serbe shkojnë edhe më tej, në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut, në Bosnje e në Hercegovinë, ndaj territoreve kroate, kryesisht në Krainë, si dhe ndaj shtetit shqiptar. Serbia është shndërruar në fuqi neokoloniale dhe pretendimet pushtuese janë të qarta”, shprehet jursiti.

Kelmendi shton, se e tëra kjo po bëhet në sy të BE-së dhe SHBA-ve, të cilat nuk po reagojnë. Ai deklaron se, i takon jo vetëm qeverisë që të protestoj, por edhe popullit që të demonstroj për ta ngritur zërin rreth kësaj në Bruksel, sepse rreziku për Kosovën është lartë.

“E keqja është se tërë kjo bëhet para syve të UE, të shteteve të UE, të SHBA-ve etj., si dhe nuk ka reagime. Reagime nuk pati as për armët e marra nga Serbia nga Rusia dhe nga Kina. Priten që avion luftarak modern të merr edhe nga Franca. Kuptohet se me një politikë të tillë Kosova nuk dakordohet. Kjo duket qartë dhe, mu këtë zë duhet ngritur në Bruksel dhe para qendrave të vendosjes në Evropë dhe në botë. Madje i takon jo vetëm qeverisë që të protestoj, por edhe popullit që të demonstroj. Baza duhet të jetë shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Rreziku për Kosovën është lartë. Vetëm puna këmbëngulëse dhe e gjithanshme e tërë mekanizmave të popullit tonë e shpëton Republikën. Rrugë tjetër nuk ka”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat