“Albini mundet me m’kap veç për k**i”/ Mehmeti tregon arsyen pse u tërbua Sami Lushtaku

Politika

“Albini mundet me m’kap veç për k**i”/ Mehmeti tregon arsyen pse u tërbua Sami Lushtaku

Nga: P.R Më: 9 qershor 2022 Në ora: 21:54
Sami Lushtaku

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në njërën nga intervistat e tij të fundit, deklaroi se ka se me ardhjen e Qeverisë Kurti, janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut, të cilët sipas Durmishit, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

“Na jau kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij. Shembull, po flasin këtu dy kompani private e kanë bërë një dallaver me nja 30 mijë euro, por vec me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro. Diku kanë përfundu këto. 14 lloto ne jemi duke i përfundu me 9 milionë euro për 3 vjet bojnë 27 milionë euro, 57 u ka kështu në qeverisjet e kalume, 30 milionë euro kanë përfundu dikun. Nuk e di a kanë shku në xhep të Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj jam i bindur”, tha Durmishi.

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e Sami Lushtakut, i cili gjatë ditës së sotme ka eskaluar në fjalor banal ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Ish-kryetari i Skenderajt, anëtari i PDK-së ka thënë se Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët. I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Image
Faton Mehmeti

E ndaj deklaratës skandaloze të Sami Lushtakut ka reaguar edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

Sipas Mehmetit, Sami Lushtaku është në gjendje të rëndë mendore.

“Samiut i janë ndal tenderët, abuzimet dhe luksi andaj është tërbuar si dem. Tenderët janë si ajri, oksigjen pa të cilët nuk mund të jetojë Samiu dhe vartësit e tij. Ky fjalor zbërthen gjendjen e tij të rëndë mendore e shkarkuara nga mungesa e tenderëve. Albini sigurisht se është fajtor se po vendos rend dhe rregull, në të cilat s’mund të adaptohen ata që shtetin e kanë konsideruar si vend që duhet vjedhur dhe rrënuar deri në palcë”, thotë Mehmeti.

Mehmeti deklaron se eskalimi i Lushtakut vjen pas paralajmërimit të Hysen Durmishit.

“Nuk habitem nga gjuha e Samiut, ai është niveli i tij, edukatat dhe njerëzia e tij, fatmirësisht se klani "Pronto" nuk është më në pushtet, imagjinoi çfarë njerëz na kanë qeverisur, tmerr. Kjo deklaratë vjen edhe pas njoftimit të zëvendës ministrit Durmishi që ua ndalmë milionat Lushtakut dhe Hardinajt, të cilën gjë s’po mundet ta kapërdijë dot Samiu”, shprehet Mehmeti.

“Si njeri që ka qenë mbi shtet dhe ka bërë çfarë ka dashur. Sami Lushtaku s’po arrin ta kuptojë se koha e anarkisë ka praruar. Qeveria Kurti do të pësojë me radhë më shumë sharje nga Samiu dhe oligarkët e tij, dëshmi kjo se shteti i së drejtës po vjen në jetë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat