‘Turpëritë’ e ambasadorëve shqiptarë Lladrovci, Hyseni, Dedaj dhe Ҫitaku/ Por cili është turpi më i madh i ish-ambasadorit amerikan që mbështet serbët?

Politika

‘Turpëritë’ e ambasadorëve shqiptarë Lladrovci, Hyseni, Dedaj dhe Ҫitaku/ Por cili është turpi më i madh i ish-ambasadorit amerikan që mbështet serbët?

Nga: H.O. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 18:43
Ilustrim

Publicisti dhe profesori nga Amerika, në një prononcim për Bota sot, Binak Maxharraj ka folur për dialogun Kosovë- Serbi dhe përfshirjen e shteteve tjera në këtë dialog.

Ai ka përmendur tutje edhe ambasadoret e Kosovës dhe ndikimet e tyre nëpër vende të ndryshme se ku janë emëruar.

“Pa u fut “Kali i Trojes” në dialog, nuk ka, nuk mund dhe nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Daniel Server: ”Në dialog me Serbinë, Kosova nuk duhet pranuar asnjë kompromis i cili e dëmton shtetin, qoftë ai i ardhur edhe nga vetë Amerika”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, të jesh ambasador në një shtet nuk do të thotë se je njeri i mençur dhe i meritueshëm për atë vend.

“Ka ambasador sharlatana nëpër botë që nuk kanë sens e as dije për punët diplomatike, thjeshtë nuk kanë habër për të përfaqësuar vendin nga i cili janë dërguar. Është fatekeqesi kur shteti dërgon për ambasador njerëz rrugaqërie, njerëz militantë partish të ndryshme. Por mos të keqkuptohemi ka ambasador të ndërgjegjshëm nëpër botë që punët e tyre i kryejnë me dinjtet në përfaqesimin e vendit të tyre atje ku janë emëruar”, vlerëson ai.

Profesor Maxharraj thotë më tutje se, ka ambasador të cilët nuk kanë as fije edukate të mirësjelljes në vendet ku dërgohen, nuk janë të pakëta sjelljet dhe ekseset e tyre diplomatike.

“Ambasadori mjeran militant i PDK Ramiz Lladrovci që askush nuk ia qelte derën e ambasadës për shkak të sjelljes së keqe dhe padisje totale diplomatike, por skandaloz ishte edhe emërimi i Skender Hysenit ambasador në Uashington, por nuk ishte në vijën diplomatike as ambasadori në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj njeri totalisht i shantazhuar nga Hashim Thaçi. Bile ndonjë ambasador del edhe kundër vendit të vetë, siç është rasti i Vlora Çitakut kur ajo i doli në krah ish-presidentit Hashim Thaçit kur ai lobonte për ndarjen e Kosovës me Vuçiqin e Serbisë, por për këtë punë e kishte në krah të djathët edhe ambasadorin “non grada”në Gjermani, Richard Grenell”, vlerëson ai.

Ai thekson se diplomatja e Kosovës posa e mori detyrën duke e parë gjendjen mjerane në diplomacinë bëri veprimin e duhur duke i larguar nga shërbimet diplomatike disa prej tyre.

Mirëpo tutje, Maxharraj thotë se në veçanti thekson rastin e ish-ambasadorit të SHBA William Montgomery dikur me shërbim në Beograd, në Serbi, i cili këto ditë paska lëshuar sihariqet e tij rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të filluar qysh në vitin 2011, i cili ka filluar keq, ka vazhduar edhe më keq për të mos përfunduar për të gjitha këto vite.

“S’do mend se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është bërë mollë sherri midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe midis BE dhe SHBA-ve, dhe askush nuk ka habër se si të zgjidhet kjo nyje e Gordit, pos që thonë se duhet të zgjidhet një marrëveshje e pranueshme midis palëve. Po si të arrihet kjo marrëveshje kur të dy palët janë gozhdu në kërkesat e tyre. Këto ditë, nuk e di se për çfarë arsye në këtë dialog u fut pa kurrfarë zori edhe ish-ambasadori i respektuar për Beogradin William Montgomery i cili sipas vlerësimit të tij dialogu nuk na qenka i vërtetë se”palët në dialog se po bëjnë diçka, kur në fakt nuk po bëjnë asgjë ka vetëm jusifikim, sipas tij, patetik dhe shtirje se diçka po ndodhë, kur nuk po ndodhë asgjë”. E, pse dialogu na qenka patetik e nuk po ndodhë asgjë Montgomery nuk ia le fajin Serbisë e cila në dialog është fut me gjithë arsenalin e saj nacionalist-shovenist si në kohë lufte,duke kërkuar dhe ngulmuar të marrë nga Kosova atë çfarë nuk i takon. Por, ky ish ambassador proserb krejt helmin dhe vrerin pse dialogu paska ngecë e gjenë fajtor Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kur dihet se Kurti ka vetëm një vit në detyrë e jo 11 vite sa po zgjatë dialogu të cilët më parë e kanë udhëheq narcistët i tipit Thaçi, Mustafa dhe Hoti duke sjellë marrëveshje antikushtetuese, kriminele dhe shumë të dëmshme për Kosovën me të cilat tashti Kurti për ta mbrojtë sovranitetitn e Kosovës po bënë luftë titanike me Serbinë por edhe me ndërkombëtarët për mos pranimin e tyre”, thotë Maxharraj.

Profesori thotë më tutje se ish-ambasadori Willian Montgomery bënë provokime të vazhdueshme se Kurti nuk paska gatishmëri për t’i respektuar marrëveshjet antikushtetuese të arritura në Bruksel nga kuislinget Thaçi dhe Mustafa bash duke e vazhduar avazin e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve, kur ky debil ambasador nuk e lënë asnjë fije fajësie Serbinë që dialogu po zhagitet me vite të tëra pa ndonjë marrëveshje gjithëpërfshiërse.

“Por, z.ish-ambasador William Montgomery nëse ke sadopak dije dhe fije diplomatike në trurin tënd, nëse e ke analizuar dialogun për gjatë këtyre 11 viteve, duhet të jesh jo real, i njëanshëm të thuash se për të gjitha këto vite të dialogut që nuk paska pas sukses fajtor qenka Kryeministri Albin Kurti e jo kurrsesi Serbia e jote hyjnore. Kjo është “non sens” diplomatik i këtij ish-ambasadori, kjo është një e pavërtetë e kulluar kur dihet se dialogu ka ngecë për të gjitha këto vite për shkak të Serbisë e jo Kosovës. Pra, me fjalë tjera, ndaq edhe me fjalë diplomatike fajtori kryesor për zhagitjen e dialogut është vetë Serbia e jo Kosova, anipse edhe nga pala e Kosovës e udhëhequr nga kuislinget, të shantazhuarit dhe të korruptuarit lider të Kosovës i kanë mangësitë dhe të metat e tyre të cilat nuk duhet anashkaluar”, thotë Maxharraj.

Ai tutje jep edhe arsyet pse.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i filluar në vitin 2011 filloi keq, vazhdoi keq dhe nuk përfundoi mozamakeq. U nisë keq sepse pikë së pari u udhëhoq, dhe po vazhdon të udhëhiqet, nga njerëzit jo meritor të emeruar nga BE(ndërkohë kur SHBA veç e vëzhgonte situatën), të cilët dolën se janë pro-serb duke ia mbajtë anën Serbisë duke filluar nga Federika Mogherini një pro serbe-ruse e cila tinëzisht lejoj që të diskutohet tema për ndarjen e Kosovës, për të vazhduar me Joe Borellin dhe Miroslav Lajçak të cilët janë jo vetëm pro serbo-rus por edhe vijnë si me qëllim nga vendet që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat