Përkrahja e opozitës për protestën e sotme – kjo është prapavija e tyre!

Politika

Përkrahja e opozitës për protestën e sotme – kjo është prapavija e tyre!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 16 qershor 2022 Në ora: 08:02
Protesta e veteranëve

Mospërfshirja e veteranëve të luftës në pagën minimale, ka krijuar mjaft pakënaqësi, të cilat më shumë po i motivojnë partitë opozitare, PDK e AAK.

Kjo pakënaqësi u shoqërua me një protestë javën e kaluar, e mbajtur nga veteranët dhe të mbështetur nga opozita, përcjell “Bota sot”.

Por si duket këto pakënaqësi po vazhdojnë ende dhe natyrisht po përkrahen ende nga opozita.

Së fundmi organizata e veteranëve kanë paralajmëruar protestë përsëri për sot.

Metush Kryeziu, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së tha se për çkado që mund të ndodhë, “përgjegjësia i bie Qeverisë”.

“Sipas informatave që i kam, të gjitha degët janë duke punuar në terren. Ta shohim situatën. Mirëpo kjo përgjegjësi i bie Qeverisë çkado që do të ndodhë”, tha Kryeziu, i cili theksoi se “deri tash jemi përmbajtur”.

I pyetur se çka mund të ndodhë të enjten, ai tha:

“Ta shohim. Në ato rrethana mund të eskalojë edhe situata sepse veteranët janë në gjendje të rëndë”.

Kryeziu tha se “këtu po shihet që është një mision kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ndërsa tha se nuk mund ta parashikojë numrin e pjesëmarrësve në protestë.

Ndërsa, në seancën e fundit të mbajtur në Kuvend, opozita ka ripërsëritur kërkesën për Trustin duke theksuar që nuk janë ende dakord për mospërfshirjen e veteranëve në pagën minimale.

Lideri i AAK-së, njëherësh deputeti Ramush Haradinaj, tha të martën se në Kuvendin e Kosovës është kthyer Rrahman Morina dhe UDB-ja, derisa Lista Serbe ka votuar bashkë me VV-në për projektligjin për pagën minimale, pa përfshirë veteranët e luftës.

Për “Bota sot”, kanë folur analistët politikë, duke komentuar se çfarë mund të sjellë kjo protestë e sotme.

Ahmeti: Qytetarët kanë harruar shpejt për bashkëqeverisjet e tyre 20 vjeçare, të cilat kanë prodhuar kaos në jetën institucionale e sociale

Image
Analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se qytetarët kanë harrur qeverisjen e dëmshme të për 20 vite të cilët kanë dëmtuar buxhetin e vendit dhe se kjo iniciativë e tillë sjellë efekte negative për shtetin tonë.

“Mendoj se qytetarët kanë harruar shpejtë për bashkëqeverisjet e tyre 20 vjeçare, të cilat kanë prodhuar kaos në jetën institucionale e sociale. Prandaj, çdo përpjekje e tyre për kapitalizuar politikisht është potencialisht e dështuar, pasi nuk mund të fshihen prapa krimeve ekonomike që kanë shkaktuar gjatë qeverisjes të tyre dhe pasojat po i vuajmë akoma”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë që këta opozitare e dinë mirë që dita ditës po ju ngushtohet veprimtaria për të mbuluar e gjurmët e krimit që kanë shkaktuar.

“Përpjekje e tyre tendencioze është për të tensionuar situatën në vend e për të minimizuar çdo politikë të mirë që bën kjo qeveri. Këta opozitarë e dinë mirë që dita ditës po ju ngushtohet veprimtaria për të mbuluar gjurmët e krimit që kanë shkaktuar, tash po zgjedhin rrugën tjetër për tensionim të situatës në vend e për të shpëtuar vetën”, thotëAhmeti për “Bota sot”.

Duhanaj: Kjo protestë duhet të na turpëroi si shtet dhe si shoqëri

Image
Analisti politik, Leon Duhanaj

Ndërsa analisti politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se kjo protestë e paralajmëruar është për keqardhje dhe si shtet është e turpshme.

Për mendimin tim, protesta e sotme nga OVLUÇK, nuk ka të bëj me opozitën, sa ka të bëj me realitetin e hidhur. Është për keqardhje dhe për t'u turpëruar që një shoqëri, e cila akoma i ka të hapura plagët e luftës, të mos ketë aspak respekt për luftëtarët e lirisë së saj. Kjo protestë duhet të na turpëroj si shtet dhe si shoqëri”, theksoi analisti.

Ai shprehet skeptik për të ardhmen e vendit duke uruar që të mos kemi destabilizim për shkak të këtyre ngjarjeve.

“Për mendimin tim, kjo çfarë po duket në ardhje është investim i qëllimshëm i Kryeministrit Kurti, në mënyrë që të krijojë një alibi për ta çuar vendin në krizë të thellë, nga e cila t'i kontribuohej dezintegrimit dhe destabilizimit. Uroj të dalë i gabuar, por frika ime është e bazuar në të kaluarën e z. Kurti dhe ideve të tij rreth Kosovës dhe të ardhmes së saj”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat