“U vranë 18 veta, prej tyre 11 shqiptarë..!”/ Publicisti nga Gjermania zbulon ‘nyjen’ që e bllokoi Kosovën – ja si u zhvatën milionat

Politika

“U vranë 18 veta, prej tyre 11 shqiptarë..!”/ Publicisti nga Gjermania zbulon ‘nyjen’ që e bllokoi Kosovën – ja si u zhvatën milionat

Nga: A.M Më: 18 qershor 2022 Në ora: 20:01
Trazira e marsit, 2004

Së fundi, situata politike ka filluar të destabilizohet shkaku i protestave të veteranëve të luftës para Kuvendit dhe protestave të partive të PAN-it brenda Kuvendit.

Këto protesta erdhën pak ditë pas vizitës historike të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” komentoi zhvillimet e fundit në vend.

Filliisht, ai tha se interesimi nga mediat gjermane për raportimin e viztës së kancelarit Scholz në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi ishte i lartë.

“Interesimi mediatik, evropian dhe botëror, përqendroi vëmendjen edhe një herë në Kosovë. Mediat qendrore gjermane, vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë dhe takimin me kryeministrin Albin Kurti, përgjatë gjithë ditës dhe natës, e kishin kryetemë. Komentimi i vizitës dhe porositë e dhëna, vendomërisht e qartësisht, se "Serbia duhet të vendosë sanksione Rusisë dhe se nuk ka anëtarësim në BE, pa njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës e Serbisë", ishte përsëritje klishe.

zyrtare ishte "hazer xhevap", në reagimin mbrojtës të Serbisë: "Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit",- tha Maria Zakharova, zëdhënëse Ministrisë së Jashtme ruse. Por, në komentimin e deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka dominuar mbështetja aprovuese dhe absolute e botës demokratike. Kërkesën për njohje reciproke, ligjërisht obligative, në mes të tjerëve, e ka mirëpritur edhe presidenti amerikan, Joe Biden dhe burrështetasit të tjerë evropianë dhe botërorë”, u shpreh ai.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Sipas Zeqirajt, takimi i Kurtit me Scholz ishte tejet i rëndësishëm, ku kërkoi të merret seriozisht mesazhi i kancelarit gjerman.

Ai konsideroi se përballë presionit të Amerikës dhe të Evropës, rezistenca e mëtejme e Serbisë, do të ishte pa bazë argumentuese dhe çmendurake.

Mesazhet e Scholz

“Vizita e kancelarit Scholz në Kosovë dhe takimi i qëllimshëm me kryeministrin Kurti, ishte shumë domëthënës. Andaj, është shansi ideal, për ta marrë seriozisht vizitën dhe mesazhin e dhënë me këtë rast. Pamëdyshje, Gjermania, në kuadrin e Bashkimit Evropian, zëri i saj dëgjohet vëmendshëm dhe vota e saj, ka peshë, pothuajse, vendimtare. Angazhimi koordinues, SHBA-Gjermani, janë shpresë faktike, për zgjidhjen e ngërçit politik, në mes këtyre dy shteteve fqinjë ballkanike.

Përballë presionit të drejtë e logjik, të Amerikës dhe të Evropës, rezistenca e mëtejme e Serbisë, në destruktivitetin e saj, do të ishte pa bazë argumentuese dhe çmendurake. Sepse, këto shtete prestigjioze botërore, japin garanci reciproke, në zbatimin e marrëveshjeve, mbi bazën e të cilave, dy shtetet e pavarura, Kosova dhe Serbia, do ta respektonin integritetin territorial dhe sovratitetin shtetëror të njëra-tjetrës”, theksoi publicisti.

Krahas kësaj, ai e vlerësoi lartë punën e krerëve shtetëror, Kurti, Osmani, Konjufca e Gërvalla/

Zeqiraj potencoi se ata po e bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, me ekipin e tij të mrekullueshëm, e ka lexuar drejt mesazhin e kancelarit Scholz dhe përmes tij edhe të shteteve të Quintit. Presidentja Vjosë Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, kryeminstri Albin Kurti, zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi e Donikë Gërvalla, me ekipin tjetër ministror, po punojnë, forcërisht dhe profesionalisht, për të përfituar maksimalisht, nga angazhimi i sinqertë e vullnetmirë i miqëve tanë ndërkombëtartarë”, vlerësoi Zeqiraj.

Tentohet rrëzimi i qeverisë Kurti

Në vazhdim, publicisti beson se partitë e PAN-it janë angazhuar dhe me çdo kusht synojnë rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Partitë-banda të PAN-it, janë angazhuar në pengimin e Qeverisë, për realizimin e programit të saj qeverisës. E kanë pëvojën rrënuese të shtetit, `97-në të huliganëve neo-komunistë të Shqipërisë, për ta rrëzuar nga pushteti "malokun" Berisha. Dhe mars-prillin e 2004-së të Kosovës, me protestat vandale, me skenar e regji të Beogradit, sulmuan, kotsekoti, pleq e plaka serbe, shtëpitë dhe kishat e tyre, për t`i bindur Qendrat e Vendosjes, se nuk ka jetë të përbashkët me shqiptarët dhe Kosova duhet ndarë!

Rrjedhojat: U vranë 18 veta, prej tyre 11 shqiptarë; dëmi i shkaktuar disa milionë, që e mbuloi buxheti i lodhur i Kosovës. Çmimi politik ende nuk mund të llogaritet. Decentralizimi, që filloi fshat e komunë serbe, deri te "Zajednica", është bërë "nyje gordiane", duke bllokuar "tërësisht, Kosovën, në proceset integruese e zhvillimore”, nënvizoi ai.

Më tej, Zeqiraj përmendi edhe protestat e veteranëve të luftës, të cilat kanë të njëjtin qëllim, rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ai kritikoi ashpër, dukë thënë se turpi qoftë me provokuesit e shantazhuesit të popullit, kriminelë e rrugaçë.

“Njëjtë po synohet edhe tani, me protestat idioteske, të të ashtuquajturave Shoqata të dala nga lufta, të prirë nga hafijet e Serbisë, krerët e OVL të UÇK-së, të cilët realizuan protestat e 2004-ës, të porositura nga Serbia, duke djegur edhe Flamujtë e Dardanisë! Për 12, e shumta, 13 mijë veteranë të vertetë, ngulmojnë të paguhen edhe 52 mijë "veteranë" të rrejshëm! Këta armiq, ekonomikë dhe politikë" të Kosovës, profiterë të shitjes të "Dëshmive të Veteranit" dhe krijimin e klientelës elektorale partiake, zhvatin milionat, me mendësinë kriminale "rrafsh Kosova"!

Sikur nuk kanë mjaftuar krerët horrakë të Shoqatave të tufëzuara, tani, paska hyrë "në lojë" edhe kryehorraku Behxhet Shala, një stalinist i rreshkur, duke e bërë Shoqatën e Drejtave të Njeriut, paçavure të bandës së PAN-it, pjesë të krimit anti-shtet! Si Shoqatë, e themeluar nga intelektualë e akademikë, ishte kredibile, e besueshme. Për ta ruajtur imazhin dhe besimin, kreytarin komunist e bisht të PAN-istëve, duhet hedhur si një leckë të pa vlerë.

Turpi qoftë me ju, provokues e shantazhues të popullit, kriminelë e rrugaçë!”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat