Opozita në ‘ankth’/ Vettingu pritet t’ia jap ‘goditjen’ e fundit – me çdo kusht synojnë rrëzimin qeverisë Kurti!

Politika

Opozita në ‘ankth’/ Vettingu pritet t’ia jap ‘goditjen’ e fundit – me çdo kusht synojnë rrëzimin qeverisë Kurti!

Nga: A.M Më: 19 qershor 2022 Në ora: 08:59
Kuvendi i Kosovës

Partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë qeverinë Kurti, madje edhe po bojkotojnë seancat parlamentare.

Në senacën e fundit, pikërisht në ditën kur po mbaheshin protestat e veteranëve të luftës, në Kuvend u krijua një tollovi, ku deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri këputi mikrofonin e foltores, me që rast u ndërpre edhe seanca.

Veprimet politike të opozitës dhe protestat e veteranëve të UÇK-së duket se kanë një lidhje mes vete.

Shumë reagime ka pasur ditëve të fundit se pas protestave të veteranëve qëndrojnë pikërisht partitë opozitare, që si qëllim kanë rrëzimin e qeverisë Kurti.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” tha se veteranët kanë të drejtë të kërkojnë përfshirjen në projektligjin për pagën minimale.

Mirëp, ai nuk u pajtua me protestat e tyre para Kuvendit, duke i cilësuar si të vrazhda që nuk përkojnë me çlirimtarin e vërtetë të këtij vendi.

“Veteranët e UÇK-së, duhet të përfshihen në projektligjin për paga minimale, mirëpo ekzekutivi i shtetit pretendon që listat e fryera të pastrohen nga kandidatët e rrejshëm, që e kanë falsifikuar dëshminë e veteranit, dhe Komisioni qeveritar duhet të verifikojë këtë çështje në mënyrë që veteranët e vërtetë dhe meritor të përfshihen në këtë projektligj.

Protestat e veteranëve të UçK-së, që u organizuan këto ditë para oborrit të Kuvendit të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë kur po mbahej seanca parlamentare, ishin kërkesa legjitime, por sipas paraqitjes së tyre kishin përmbajtje të vrazhda që nuk përkojnë me çlirimtarin e vërtetë të këtij vendi, të cilat i drejtohen kundër qeverisë aktuale dhe kryeminsirit Kurti, njëherazi duke qëndruar në marrëveshje dhe të mbështetur nga deputetët e opozitës, të cilët nuk e lejuan zhvillimin dhe mbarëvajtjen e seancës parlamentare në Kuvend, pa i miratuar planet e tyre”, deklaroi ai.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

 

Krahas kësaj, opnionisti foli edhe për partitë opozitare dhe politikat e tyre.

Sipas tij, modelet e kësaj opozite dhe orvatjet e saj janë drejtpërsëdrejti qëllime dhe plane që e mohojnë çdo kontribut dhe fryt të sukseseve që rrjedh nga qeveria Kurti.

“Qeveria Kurti, edhe pse duhet të jetë nën llupën e opozitës, por edhe nën llupën e qytetarëve të vendit për të dhënë provat e saj për ndryshime të mundshme dhe më të mira për të fituar besimin e popullit për një qeverisje të mirë, në të cilën gjithçka rrjedh përmes sundimit të ligjit, dhe reformave të nevojshme në gjitha fushat që janë në interes të popullit të Kosovës, mirëpo modelet e kësaj opozite dhe orvatjet e saj janë drejtpërsëdrejti qëllime dhe plane që e mohojnë çdo kontribut dhe fryt të sukseseve që rrjedh nga qeveria Kurti.

Dhe mbi këtë bindje lind optimizmi apo pesimizmi për një gjendje normale dhe stabile të këtij vendi, por në këto rrethana që gjendet Kosova, ky pushtet nuk mundet t’i rregulloj të gjitha situatat dhe tërësinë e problemeve edhe sikur ta kishte buxhetin dhe fuqinë e SHBA-ve, sepse në Kosovë, për 20 vite e më shumë ka sunduar korrupsioni dhe krimi i organizuar, që është instaluar nga kjo opozitë e sotme, që i prinë PDK, LDK dhe AAK”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai përmendi qeverisjet e kaluar, ku në krye ishin pikërisht këto parti që sot gjenden në opozitë dhe kritikojnë qeverinë Kurti.

Preqi tha se këto të fundit e rriten pushtetin përmes formave të dyshimta të krimeve dhe korrupsionit, duke krijuar një rrjet të fuqishëm të grupeve mafioze.

“Kjo opozitë ishte dje në pushtet dhe një kohë të gjatë dhe për aq kohë efektet e pushteteve të saj ishin të dështuara me qeverisjet e tyre instinktive, të cilët e rritën pushtetin e tyre përmes klaneve dhe formave të dyshimta të krimeve dhe korrupsionit të pa ndalshëm, duke krijuar një rrjet të fuqishëm të grupeve mafioze brenda pushtetit, duke krijuar brenda një kohe të shkurtër pasuri të pa justifikueshme në kurriz të popullit të Kosovës.

Dhe pikërisht këtu qëndron edhe shansi i madh i kësaj qeverisje, që të depërtohet në optimizëm, përmes formimit të një vetingu dhe formave tjera ligjore, që të gjithë ata që kanë krijuar pasuri të jashtëligjshme përmes korrupsionit dhe formave tjera mashtruese, do të përgjigjen para drejtësisë dhe një gjë e tillë së shpejti do të bëhet e dukshme dhe realitet në qeverinë Kurti”, vlerësoi ai.

Më tej, opinionisti përmendi edhe procesin e Vettingut, i cili mori dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias.

Madje, ai beson se pikërisht frika nga hetimet dhe prishja e rehatisë, i ka shtyrë partitë opozitare të synojnë rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Dhe për fat të mirë, këto ditë Komisioni Evropian për Demokraci, sikur që është Komisioni i Venecias, e ka mbështetur draft-dokumentin për vetingun që e ka përpiluar Ministria aktuale e Drejtësisë së Kosovës, i cili i jep të drejtë organeve përkatëse të shtetit që pasuritë e pajustifikueshme mund të konfiskohen, një premisë ligjore që përcaktohet me respektimin e rregullave dhe ligjin në fuqi.

Sigurisht se, kjo opozitë për deri sa ishte vetë në pushtet, që më shumë rrënoj se sa ndërtojë, dhe e cila me mangësitë e saj në qeverisje dhe me manipulimet e saj në sëcilën lëmi, si edhe në tenderet e varrezave të dëshmoreve ka bërë marrëveshje të përfitimeve, edhe pse deri më tani asnjëri nga peshqit e mëdhenjë nuk është ndëshkuar, mu për atë sot këta opozitarë thërrasin për ta shkarkuar qeverinë Kurti, sepse ia kanë ndie erën vitingut, i cili do ua prishë rehatinë dhe komoditetin e tyre”, nënvizoi Preqi.

Ndër të tjera, ai potencoi se PDK, LDK dhe AAK po përdorin të gjitha mjetet për rrëzimin e kryeministrit Kurti, madje po përdorin edhe veteranët për të krijuar rrëmujë.

“Kjo opozitë e sotme e Kosovës, në krye me PDK, LDK, AAK, po përdorin të gjitha mjeshtëritë e tyre edhe përmes shantazheve dhe arrogancës, që ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, dhe tani përmes veteranëve, ku është pika më e ndieshme, duke e nxitë këtë shoqatë të veteranëve, që përmes tyre të krijohet një lloj rrëmuje, e cila do të shdërrohet në pakënaqësi edhe revoltë qytetare për t’a bërë qeverinë aktuale fajtore në krye me Albin Kurtin.

Nëse ky popull ka sy për të parë dhe ka vesh për të dëgjuar, atëherë duhet ti hapë sy e vesh për të analizuar rrugën e vet të ekzistencës dhe të së ardhmës së vet, duke dalluar ndryshimet e politikave progresive dhe regresive, që kann një domethënje të jashtëzakonshme për të përcaktuar ky popull rrugën e vet të vërtetë”, shtoi opinionisti.

Krejt në fund, tha se opozitë e sotme, e cila themelet praktike të kësaj natyre i ka marrë nga e kaluara e hershme me tiparin e saj që ka mbizotëruar në emër të UÇK-së, e që edhe sot po abuzohet me gjakun e dëshmorëve.

Pavarësisht se opozita që në fillim po orvatet në gjitha mënyrat dhe format e saj, që ta rrëzojë qeverinë Kurti, dhe për të kuptuar se si ndodh diçka e tillë, kjo shihet kohën e fundit, e cila e ka marrë iniciativën për mes trustit dhe më në fund me veteranët, duke i keqpërdorë në një mënyrë njërën dhe tjetrin, për të realizuar qëllimet e tyre në marrjen e pushtetit, sepse nuk mund të qëndrojnë pa pushtet dhe pa komoditet, që e kanë fituar pa meritë gjithherë në kurriz të popullit të vendit.

Por, në realitet edhe nëse mund të ndërrohen edhe disa pushtete njëri pas tjetrit, prapë njërin nga faktorët do ta konsiderojmë si shkak të dështimeve, dhe siç thotë një fjalë filozofike, njerëzit e pa formuar nuk mund të përformojnë dhe të japin diçka prej vetes, sikur që është edhe kjo opozitë e sotme, e cila themelet praktike të kësaj natyre i ka marrë nga e kaluara e hershme me tiparin e saj që ka mbizotëruar në emër të kësaj UÇK-je, duke e marrë çdo iniciativë të mirë, apo të keqe në emër të saj, me të cilën edhe sot sikur po abuzohet me gjakun e dëshmorëve të lirisë së këtij vendi”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat