Kelmendi: Me marrëveshjen e sotme për energji iu dha mundësi shtetit serb që të ndaj tërësisht veriun nga pjesa tjetër e Kosovës

Politika

Kelmendi: Me marrëveshjen e sotme për energji iu dha mundësi shtetit serb që të ndaj tërësisht veriun nga pjesa tjetër e Kosovës

Nga: A.SH Më: 21 qershor 2022 Në ora: 21:37
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak

Kosova dhe Serbia kanë arritur ta nënshkruajnë Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka njoftuar gjatë ditës emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në ‘Tëitter’.

Por, këtë marrëveshje e kanë kritikuar disa akterë opozitarë.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo marrëveshje duket se është e dëmshme për Kosovën, sepse do të krijohet një kompani e veçantë për zbatimin e marrëveshjes për energji në terren.

“Marrëveshja e bërë në Bruksel për energjinë duket se është shumë e dëmshme për Kosovën. Në marrëveshje mendohet se qëndron se për energji në veri të Kosovës do të krijohet një kompani e veçantë për zbatimin e marrëveshjes për energji në terren, jashtë kompanisë që vepron në Republikë. Çështja është se çfarë kompanie krijohet! Mendohet se është një kompani serbe e veçantë nga pjesa tjetër e inkasimit të rrymës”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova ka pasur mundësinë ta bëj këtë marrëveshje kur të dëshirojë, kjo nga qeveritë e kaluara nuk u lejua.

Por, Kelmendi thotë që kjo marrëvehje duhte të kalojë patjetër përmes Kuvendit.

“Një marrëveshje të tillë ka patur mundësi Kosova të bëjë kur ka dëshiruar, sepse këtë dhe kështu ka pritur Serbia. E kjo nga qeveritë e kaluara nuk u lejua. Me këtë iu dha mundësi shtetit serb që të ndaj tërësisht veriun nga pjesa tjetër e Kosovës në fushën e inkasimit të rrymës dhe të energjisë. Ajo që mbetet është që të kërkohet që kjo marrëveshje t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe votimit në Kuvend. Nuk duhet lejuar pa këtë votim. Mirëpo, nëse kundërshtohet kjo analizë e marrëveshjes në Kuvend, lypset që Avokati i popullit apo grup qytetarësh a deputetësh, të bëjnë padi në Gjykatën Kushtetuese. Marrëveshjen nuk duhet lejuar të kalon pa iu nënshtruar Kuvendit të Kosovës”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat