“Rama nuk është vëlla me Vuçiqin, është vasali i tij!”/ Profesori tregon pse Kurti gaboi që u soll mirë me Ramën gjatë vizitës në Prishtinë

Politika

“Rama nuk është vëlla me Vuçiqin, është vasali i tij!”/ Profesori tregon pse Kurti gaboi që u soll mirë me Ramën gjatë vizitës në Prishtinë

Nga: M.L. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:53
Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë shkaktoi një zhurmë të madhe, shkruan "Bota sot".

U përfol madje edhe për një “plan” të orkestruar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Lidhjet që kryeministri shqiptar i ka me Serbinë, janë një bazë e fortë për ta mbështetur teorinë për planin e “rrëzimit të Kurtit dhe qeverisjes së tij”.

Edi Rama, e tha hapur edhe në Kosovë se duhet t`i “lejohet” që ta ketë vëlla Vuçiqin sikurse Kurtin.

“Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”.

Këtë deklaratë, e komentoi për gazetën “Bota sot” profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë dy ditëve provokoi në mënyra të shumta e të ndryshme Kosovën, qeverinë e saj, presidenten e vendit dhe këdo që e konsideron kundërshtar të angazhimit pro-serb të tij. Aktivitetin më të madh e drejtoi kundër Albin Kurtit. Ndërsa ai qeni që ai përmendi, duke kritikuar ata që thonë se Rama dëshiron ta rrëzojë Kurtin nga pushteti, është në fakt vetë Edi Rama. Pse Rama është qeni që vrapon sa te një kotec te tjetri?”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Në fakt koteci kryesor i tij është në Beograd. Edhe padroni i vetëm është Aleksandër Vuçiq. Ndërsa në Kosovë ai bëri konak në kotecin e Behgjet Pacollit, Shkëlqim Devollit, si dhe u përzie me të gjithë analistët e gazetarët që sulmojnë sipas regjisë serbe Albin Kurtin. Open-Serbia ishte uvertura e Behgjet Pacollit për “kryeministrin më të mirë në botë”! Në fakt Pacolli duhet ta dijë edhe se kush është i dyti kryeministër më i mirë në botë pas Ramës dhe cili është kryeministri më i keq në glob. Pasi ai merr përsipër të bëjë rankingun e kryeministrave! Mw klloun se kaq nuk ka si bëhet njeriu!”, shprehet Bytyçi.

Ai thotë se Rama anatemoi gjithashtu presidenten Osmani, duke u tallur përmes metaforave me Thaçin, ndërsa Albinit iu drejtua disa herë me termat BINI – BINI!

Në fund tha se Albinin e ka vëlla, por edhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës që ta lejojë atë që ta ketë vëlla edhe Vuçiqin. Por këtë vëllain në Kosovë, pra “BININ”, e tall, e qorton, e merr nëpër këmbë, ia hedh dorën në qafë e gishtin nga pas! Ia bën të gjitha çfarë mund të bëjë një pervers si Edi Rama! Ndërkaq Albin Kurti ul kokën, ve buzën në gaz nganjëherë, nuk bzanë, nuk i kundërvihet, nuk e kundërsulmon!”, shprehet ai.

Gjithë këtë situatë, profesori e cilëson si një shfaqje tragji-komike e turpshme u dha në datat 19-20 qershor në Prishtinë.

“Nëse këto mbledhjet e dy qeverive zhvillohen kësisoj, atëherë do të ishte më mirë të mos bëhen kurrë! Prezenca e Edi Ramës dhe batutat e tij, që pëlqehen nga injorantët, servilët dhe inferiorët e Prishtinës në politikë, medie e kudo, vetëm se i helmojnë marrëdhëniet midis të dy vendeve. Kurrë nuk kanë qenë në këtë ditë halli këto marrëdhënie.

Nga njëra anë Edi Rama për 24 orë u mor me kundërshtarët e Albin Kurtit në biznes e në medie dhe politikë. Nga ana tjetër në fund, pasi kanë folur e thur kurthe e intriga në skenarin e Beogradit kundër Kryeministrit të Kosovës, shkon Rama e thotë se “ne qeshim shumë me Albinin”! Nuk e morëm vesh qeshin të dy, apo qesh Rama me zotin Kurti! Ky sharlatan me kokole e atlete, pra ky kryeministër lolo i Shqipërisë nuk duhet të lejohet më të tallet me Kosovën, me liderët e saj dhe me qytetarët e saj!”, potencon ai.

Bytyçi u shpreh se Rama nuk është vëlla me presidentin e Serbisë, por është vasali i tij!

“Më lejoni, thotë, të jem vëlla edhe me Vuçiqin”! Sikur e ka penguar njeri. Por problemi është se Rama nuk është vëlla me presidentin e Serbisë. Është vasali i tij! Është konia e Aleksandrit të Beogradit! Është mekanizmi i krijimit të Serbisë së Madhe përmes Open-Serbisë (Ballkanit)! I vetmi njeri, me të cilin Edi Rama nuk është parë asnjëherë në 32 takimet e tij me Aleksandër Vuçiq, të bëjë batuta dhe ta ofendojë atë. Me të vetmin që flet seriozisht dhe bën plane e bie dakord për gjithcka është Aleksandër Vuçiq. Edhe vëllezërit mund të mos jenë gjithnjë në një mendje! Por Rama është gjithmonë në një mendje me presidentin e Serbisë. Në nëntë vite bashkëpunim intensive midis tyre, nuk ka patur ndonjëherë ndonjë problem, grindje, vërejtje ose sugjerim nga ana e Ramës për Sandrin”, shton Bytyçi.

Sipas profesori, Edi Rama është peng i Aleksandër Vuçiqit dhe se me çfarë e mban peng, do ta tregojë koha.

“Pse ndodh kjo? Sepse tashmë Rama është peng i Aleksandër Vuçiqi. Se si e me çfarë është marrë peng, do ta tregojë koha. Por një gjë e kemi parë vazhdimisht: Sa herë Vuçiq ka kërcënuar Kosovën, të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama kundër saj dhe liderëve të Kosovës. Sa herë Vuçiqi është i pakënaqur me Europën, aq herë Rama ka sulmuar liderët evropiane! Sa herë Vuçiq është gjendur nën goditjet e kritikave të vendeve euro-atlantike, aq herë Rama e ka marrë në mbrojtje dhe e ka justifikuar qëndrimin pro-rus të Vuçiqi! Kjo është më shumë se vëllazëri!”, thekson profesori.

Në fund, profesori tha se e konsideron si të papranueshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti ndaj kryeministrit Edi Rama, kur dihen lidhjet vëllazërore të Ramës me Vuçiqn.

“Ndërsa me Albin Kurtin Rama nuk është vëlla as në sjellje as në gjak. Sepse Edi Rama i përket një pakice gjuhësore në Shqipëri dhe nuk I përket etnitetit shqiptar. Sepse Rama ndjen më shumë për Serbinë dhe mbron më mirë interesat e hallet e saj, sesa të Kosovës. Sepse Rama ka vëlla të vërtetë prej gjaku e ndjenjash Aleksandër Vuçiq dhe jo Albin Kurtin! E megjithatë Kurti u soll si vassal i tij në Prishtinë! Kjo është e papranueshme!”, përfundoi profesori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat