A u betua Edi Rama para vëllait të tij serb, Aleksandër Vuçiqit? “Deri në frymën e fundit besnik ndaj Serbisë”!

Politika

A u betua Edi Rama para vëllait të tij serb, Aleksandër Vuçiqit? “Deri në frymën e fundit besnik ndaj Serbisë”!

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:32
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama duke u munduar të mbronë Ballkanin e Hapur, projekt ky që e ka nisur bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë, ka filluar që të mbronë edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Për deklaratat e Ramës në mbrojtje të Serbisë, ka reaguar analisti politik, prof. Sulejman Mehazi.

Ai thotë se Rama është betuar para Vuçiqit se do të jetë krah tyre deri në frymën e fundit.

“Nuk na habisin fare deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në mbrojtje të Serbisë, kjo verehet, shihet qartë se ai është betuar para presidentit të Serbisë, Vuçiqit, në stilin e ushtarakut para oficerëve, se, do jetë politikisht besnik ndaj Vuçiqit deri në frymën e fundit të jetës së tij”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Mehazi komenton edhe vizitën e Ramës në Kosovë që bëri javën e kaluar.

“Bindjet politike të kryeministrit të Shqipërisë ndaj Serbisë janë shumë më të forta sesa dashuria ndaj popullit të vetë të Kosovës, erdhi zoteriu i Shqipërisë, vizitoi jo vetëm kryeqendrën Prishtinën, por edhe skutet e Kosovës, Brojen etj. duke përdorur batutat provokuese, se, përveç vëllait Albin Kurtit ka dhe një vëlla serb, Aleksandar Vuçiqin e armiqësuar me Kosovën”, thekson ai.

Image
Sulejman Mehazi

 

 Profesori flet edhe për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë.

“Sa i përket marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për energjinë kurrsesi nuk është suksesi i ardhjes së Ramës në Kosovë, po kjo marrëveshje e energjisë erdhi detyrimisht nga BE-ja me ndërmjetësimit e Kancellarit gjerman, Olaf Scholz, i cili jo që erdhi në Prishtinë për energjinë, por edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë për njohje reciproke të dy shteteve fqinje”, shton ai.

Sipas tij, marrëveshja e energjisë me Serbinë aspak nuk është e dëmshme për Kosovën edhe pse kompania energjetike "Elektrosever", është serbe.

“Në këtë marrëveshje parashihet që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës(ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës, gjë që sot edhe u licensua”, potencon ai.

Mehazi thotë se, lufta ruse në Ukrainë dhe frika e BE-së nga ndikimet ruse në Ballkanin Perëndimor kanë bërë shtytje që dialogu për njohje reciproke Serbi-Kosovë të përshpejtohet detyrimisht nga shteti më i fuqishëm në Evropë, Gjermania në krye me Kancelarin, Olaf Scholz.

“Diplomati gjerman Scholz, shkoi në Kosovë dhe Serbi me porosi kushtëzuese e urdhëruese për njohje sa më të shpejt Serbi-Kosovë. Operatore e ardhjes së kancelarit Scholz në Kosovë e në të mirë të Kosovës ka qenë nusja gjermane, Ministrja e Diplomacisë së Kosoves, Donika Gervalla”, përfundon Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat