Mësohet kushti që iu vendos Kosovës për liberalizimin e vizave/ Vjen reagimi i ashpër: Shteti francez qëndron prapa Serbisë, po tenton...

Politika

Mësohet kushti që iu vendos Kosovës për liberalizimin e vizave/ Vjen reagimi i ashpër: Shteti francez qëndron prapa Serbisë, po tenton...

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:58
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e BE-së. Bruksel, Belgjikë, 23 qershor 2022.

Më 23 qershor u mbajt Samiti i Paralmentit Evropian, e që temë diksutimi ishte edhe liberlizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Pjesë e këtij Samiti ishte presidentja Vjosa Osmani, e cila edhe foli për një çështje të tillë.

“Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit,” deklaroi Osmani.

Kundër kësaj ishte Franca, por jo vetëm.

Juristi Muhamet Kelmendi në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se Franca është shkaku pse Kosova nuk ka ende liberalizim të vizave.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Sipas tij, ishte po kjo Francë udhëheqësja e tërë gjendjes së krijuar në veri të Kosovës.

“Liberalizimini vizave për Kosovën nuk u bë. Zaten as që u shtrua në takim të shteteve të UE-së në Bruksel. Përsëri doli Franca kundër liberalizimit. Me takim në Bruksel fare nuk u diskutua liberalizimi. Me presion të Francës nuk doli si temë. Duket dhe besoj se tek Franca qëndron fakti politik si shkak pse nuk u paraqit tema e liberalizimit në takim. Nuk u tha shkaku, por nga qëndrimet mund të konstatohet fakti i qëndrimit të UE dhe të Francës. Ka fakte të bollshme që tregojnë pse Franca është kundër. Pa u futur thellë në histori, duke qëndruar në dy a tri decenet fundit, del se Franca është udhëheqësja e tërë gjendjes së krijuar në veri të Kosovës. Ndarjen de-fakto tek Ura e Ibrit dhe në veri e bëri Franca. Me vendosjen e ushtrisë franceze në veri të Kosovës u vu kufiri tek Ura e Ibrit”, shprehet ai.

Madje jursiti shkon edhe më tej, duke thënë se Franca ishte ajo e cila e lejojë formimin e grupit kriminal me emrin 'Rojet e Urës së Ibrit", e që u formua pushteti serb dhe u ndëridhen këto vende me Serbinë.

“Nën komandën e ushtrisë franceze u detyruan shqiptarët të largohen nga tokat, shtëpitë dhe banesat e veta nga veriu i Kosovës. Mendohet se ishin rreth 12 mijë familje. Tërësisht u bë spastrimi i veriut nga shqitparët me dhunë. Nuk u lejuan kurr të rikthehen në vendet e veta. Franca lejoj formimin e grupit kriminal me emrin 'Rojen e Urës së Ibrit". U formua pushteti serb dhe u ndëridhen këto vende me Serbinë. Nuk lejoi ushtria e Francës intervenimin dhe shtrirjen e pushtetit të Republikës, në veri. U krijua një shtet tjetër serb në Kosovë. Tash, me pavarësi të veriut nga Prishtina dhe këtë gjendje de-fakto, të shtetit serb në Kosovë, pretendohet të krijojet një shtet serb edhe de-jure”, thotë ai.

Ai hedh kritika të ashpra kundër Francës, për të cilën thotë formimi dhe zgjerimi i shtetit serb ka pasur çdoherë përkrahje dhe ndihma direkte të Francës.

“Asociacioni për të cilën qëndron ashpër Franca është shkaku kryesor pse nuk u paraqit fare çështja për diskutim e vendosje në Bruksel. Thjesht e lidhën dialogun me shtetin serb me liberalizimin e vizave. Është abstrakte të mendohet se veriu i krijuar nga Franca të mos e merr edhe stausin juridik në kuptimin e organizimit të pushtet në shtet. Nuk u krijua veriu që të humbi tash. Formimi dhe zgjerimi i shtetit serb është bërë çdo herë me përkrahje dhe me ndihma direkte të Francës. Nga një pashallëk i Beogradit u shtri shteti serb në jug mbi tokat shqiprare. Në disa konferenca ndërkombëtare për Ballkanin u morën nga shqiptarët mbi gjysma e territorit dhe iu aneksuan Serbisë. Këtu rol dominant kishte Parisi. Kurrë nuk qëndroi Parisi korrekt mbi shqiptarët. Në çdo takim, konferencë dhe mbledhje u morën me forcë territoret shqiptare dhe iu aneksuan Serbisë e Malit të Zi, sikundër edhe Greqisë. Tërë vendimet ishin rregullat e angazhimit politikisht dhe ushtarakisht të Francës. Tash Franca pjellën e vet, Kosovën Veriore, të pushtuar nga serbët, punon për sanksionim juridik dhe kërkon nga Prishtina të ndërton një shtet serb”, nënvizon juristi.

Për mos liberalizimin e vizave, Kelmendi thotë se kanë qenë në dijeni edhe përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, ai i Anglise, i SHBA-së, dke shtuar se ata e dinë qartë se Franca është pengesa kryesore.

“Thjesht liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare po lidhet me dialogun Prishtinë-Beograd dhe me Asociacionin serb në Kosovë. Çdo veprim i Kosovës po bllokohet nga Franca. Nuk po lejohet asnjë integrim i Kosovës në UE. Duhet thënë se Manuel Sarazin, i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, shumë qartë e din këtë. Jo vetëm ky, por edhe përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, ai i Anglise, i SHBA-ve, z.Eskobar etj.,e dinë se Franca qëndron kundër. Thjeshte pse Republika e Kosovës nuk po e ndëgjon Francën, kuptohet në organizimin e shtetit të ri serb në Kosovë, nuk po ka intergrim. Deklararat e dhëna për mos liberalizim të vizave, nga përfaqësuesit e ndryshëm, nuk kanë mbështetje faktike. U deklarua për të deklaruar diçka, pa ndonjë fakt që tregon shkakun e vërtet të mos liberalizimin të vizave. Ata e dinë qartë se Franca është pengesa kryesore. Franca është krijuesja e shtetit serb. Parisi e zgjeroi si shtet në tokat shqiptare. Mbi këtë dhe për këtë nuk po bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Nuk ka shkak tjetër. Shkaku është te Franca”, përfundoi juristi Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat