Plagosja e policëve në Skenderaj/ Juristi ngre dyshime: Shpresoj se konflikti është vetëm për tiketë në komunikacion

Politika

Plagosja e policëve në Skenderaj/ Juristi ngre dyshime: Shpresoj se konflikti është vetëm për tiketë në komunikacion

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:05
Nuredin Lushtaku, foto ilustrim

Dy policë raportohet se janë plagosur të shtunën pas mesnatës në Skenderaj.

Të dyshuar për këtë rast janë ish-nënkryetari i kësaj komune Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.

Raportohet se ngjarja ndodhi kur policia e ndali në pikë kontrolli djalin e Nuredin Lushtakut, të cilit i shqiptoi një tiketë trafiku.

Jursiti Muhamet Kemlnedi për gazetën “Bota sot” ka komentuar këtë ngjarje. Ai ka thënë se do të ishte mirë që ky rast të ishte vetëm për tiketë, e mos të jetë keqdashës.

“Nuk kam komente për njerëzit që nuk i respektojnë normat ligjore dhe organet e shtetit, sikurse nuk kam respekt që organet e shtetit mos t’i respektojnë pjesëmarrësit në veprim. Nuk dua të mendoj se këtu, në Skenderaj, në rastin, Lushtaku, ka qëllim keqdashës nga organet e shtetit kundruall familjes së gjeneralit. Shpresoj se konflikti është vetëm për tiketë në komunikacion. Në komunikacion kërkohet nga të gjithë të respektojnë rregullat”, ka thënë ai.

Tutje, deklaron se sulmi ndaj policëve dhe përdorimi i armës është vepër penale, derisa nuk dihen shkaqet.

Ai ngre edhe hipoteza për të cilën thotë se për tiketë nuk sulmohen organet e shtetit, duke shprehur optimizmin e tij që mos të ketë shkaqe tjera në këtë mes.

“Ndërsa, plagosja e dy policëve të komunikacionit, pse shqiptohet tiketa për kundërvajtje, është e pakapshme në çdo drejtim. Ajo është vepër e rëndë penale. Natyrisht se nuk dihen shkaqet e konfliktit. Thuhet për tiketë. Kjo është alogjike. Për tiketë nuk sulmohen organet e shtetit me armë. Të shpresojmë se kështu, pra, për tiketë të shqiptuar. Nuk ka diçka tjetër. E, nëse ka shkaqe tjera, organet duhet të japin përgjegjësi. Megjithatë, është shumë e rëndë sjellja dhe përdorimi i armës. Akti është i rëndë. Masat ligjore duhet të zbatohen. Këtu nuk ka rëndësi pozita, prejardhja dhe titulli. Para ligjit janë të gjithë të barabartë”, përfundon Kelmendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat